Pages

Tuesday, February 26, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Krimet e rënda: Arrest me burg në mungesë Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisarit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Krimet e rënda: Arrest me burg në mungesë Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisarit
Feb 26th 2013, 18:30

Arben Frroku

Arben Frroku

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj biznesmenit Arben Frroku me akuzën e vrasjes se kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vendimi i gjykatës ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë e cila thekson se gjithsesi, Arben Frroku, 43 vjeç, biznesmen i njohur në Tiranë, nuk është i akuzuar për vrasjen, por vetëm person ndaj të cilit zhvillohen hetime.

E njëjta pozitë penale sipas prokurorisë është edhe për të arrestuarin tjetër në Greqi, Jak Jaku, i dyshuar si person që ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjes së kryekomisarit Lamaj në Tiranë.
Prokuroria ka deklaruar se të dy shtetasit janë persona ndja të cilëve zhvillohen hetime në lidhje me vrasjen për shkak të detyrës të oficerit të policisë së shtetit.
Arben Frroku, biznesmen, së bashku me kushëririn e tij Jak Jaku u larguan nga Shqipëria pak orë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë.
Ata u arrestuan të hënën në Greqi teksa qëndronin në një hotel në Selanik. Në dhomë u gjetën pije alkoolike dhe kokainë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment