Pages

Wednesday, February 27, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Termet në polici, drejtori Burgaj: Fotoja nuk do ndikojë në hetimet për vrasjen e Lamajt

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Termet në polici, drejtori Burgaj: Fotoja nuk do ndikojë në hetimet për vrasjen e Lamajt
Feb 27th 2013, 18:43

Hysni-BUrgajDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj reagon pas publikimit të fotos së drejtuesve të lartë të Policisë me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në një intervistë për "Top Channel", Burgaj jep detajet dhe atë çka di për publikimin e fotografisë dhe ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Zoti Burgaj kur është bërë kjo fotografi ku shfaqen drejtuesit e lartë të policisë së shtetit dhe i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj?

Siç më informuan kolegët kjo ka dy vite që është bërë si fotografi. Në një dreke të këtyre shokëve është bërë kjo fotografi.

A ka njohje mes zyrtarëve të policisë dhe Frrokut?

Nuk do ta quaja aspak të rëndësishme këtë pjesë edhe nëse ndonjë koleg ka njohje me këtë të dyshuar. Në momentet e njohjes nuk ka patur precedentë me policinë. Në kushtet ku jemi sot gjykojmë, veprojmë ndryshe dhe zbatojmë ligjin. Nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi.

Me kë do zëvendësohen drejtuesit e hetimit që u tërhoqën, z.Kuliçaj dhe z.Vocaj?

Policia e shtetit as nuk vuan. As unë si drejtor nuk është problem sepse zëvendësohem direkt. Policia e shtetit ka 10 mijë vetë dhe ka zëvendësues të enjëhershsm. Veprimi i zotit Kuliçaj dhe zotit Vocaj është vendimi i tyre dhe e gjykojnë ata vet përballë opinionit. Kanë punuar me intensitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk ka patur asnjë lloj ndikimi të natyrave që lidhen sot. Unë jua miratoj vendimin e tyre për hir të opinionit publik. Do të vijojmë punën deri në fund për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Po për kërcënimet me jetë të Dritan Lamajt. A ndihej i kërcënuar ai?

Veç konfliktit të hapur e mediatik nuk ka asnjë shkresë zyrtare dhe asnjë kërkesë zyrtare apo takim që ai të ketë kërkuar me mua apo vartësit e mi për këtë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment