Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Mashtrimi, Bleona Qerreti blen 500 mijë fansa egjiptianë në FB

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Mashtrimi, Bleona Qerreti blen 500 mijë fansa egjiptianë në FB
Feb 23rd 2013, 19:02

bleonnaTë kërkosh të provokosh mediat duke prodhuar herë pas here lajme, është një taktikë shumë e bukur marketingu, sidomos për këngëtarët të cilët nëse në media do të dilnin vetëm kur kanë për të promovuar ndonjë këngë apo album, i binte që të dilnin shumë rrallë dhe pothuajse do harroheshin. Por këtu bëhet dhe diferenca, ka prej atyre që këtë lloj provokimi dinë ta bëjnë bukur dhe në interes të tyre, por ka të tjerë të cilët kur tentojnë të bëjnë provokimin e radhës, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse gabimin e radhës. Ose, nëse do të përdornim gjuhën e sportit, bëjnë thjesht një autogol. Ilustrimin e kësaj ideje mund ta bëjmë fare mirë me këngëtaren Bleona Qereti. Ajo ka vite që merret me muzikë dhe suksesin, edhe pse ende të pakonsoliduar si duhet në vendin e saj, e kërkoi në Amerikë. Një gjë shumë normale dhe zgjedhje personale për të cilën askush nuk mund ta paragjykojë. Por se ç'bën ca gabime Bleona kur vendos të bëjë pak zhurmë në media. E themi me bindje që janë gabime, sepse ajo të nesërmen i mohon fjalët që vetë ka thënë, pra vetë ajo është e bindur që ka vepruar gabim. Sepse, nëse do ishte e vendosur në ato që thotë, ne do mendonim se kjo është strategjia që ajo zgjedh për të qenë pranë fansave të saj dhe lexuesve.
Shkrimi i fundit që ne bëmë për Bleonën, në fakt nuk ishte ekskluzivitet yni, por thjesht një zbardhje e një interviste që ajo kishte dhënë te "Vizion plus", një intervistë me zë e figurë e që dukej qartë që ajo e jepte me vullnetin e saj, pasi nuk e pamë se e kishte lidhur kush me zinxhirë. Në intervistë ajo thoshte tekstualisht kështu:  "Sikur bashkëshorti im, Ganiu, të më kushtojë vetëm 50 për qind të vëmendjes që i kushton makinës së tij, kjo do të ishte mrekulli për mua". Dhe në pjesën që fliste për të shoqin, jepte idenë e indiferencës së tij ndaj saj. Në momentin që ajo e pa këtë shkrim te gazeta jonë, e përgënjeshtroi. Prandaj dhe duhet menduar pastaj folur dhe jo e kundërta. Por stili "futja kot e pastaj shaj e mallko gazetarët", nuk të çon shumë larg, sepse lexuesit falë Zotit janë inteligjentë dhe kuptojnë. Ashtu siç kanë arritur të kuptojnë proçkën më të fundit që ka bërë Bleona.
Ne kemi zbuluar që ajo nuk di vetëm të zvogëlojë numra (kjo në rastin kur flitet për moshën e saj), por edhe t'i zmadhojë ata, kur flitet për numrin e fansave në facebook. Bleona ka një faqe fansash në facebook i cili ka disa kohë i hapur dhe numëronte rreth 38 mijë veta, deri para se ajo të vinte për turin e koncerteve të saj në Shqipëri. Pas kësaj, numri u rrit diku te 60 mijë fansa, numër ky që rezultoi i tillë deri në fund të janarit të këtij viti. Po më pas ç'ndodhi? Një ditë të bukur, më saktë më 4 shkurt, numri i fansve të Bleonës pësoi një rritje si me magji, nga 60 mijë në 500 mijë!
Natyrisht që shqiptarët janë ca të prapambetur në krahasim me vendet e zhvilluara për nga ekonomia, por për truket e teknologjisë nuk ua ha qeni shkopin. Mjafton të kujtojnë vetëm programet që janë bërë në disa TV tonat ku flitej se si bliheshin fansat dhe pëlqimet në FB, dhe nuk na ngelet shumë për të sqaruar. Edhe diagrami i fansave të saj vjen në një rritje kulminante për vetëm një ditë, gjë që në realitet nuk mund të ndodhë. Dhe më e bukura, pjesa më e madhe e fansave të saj janë nga Egjipti! Duke u kuriozuar te profilet e atyre që japin like (natyrisht edhe ato të blera), vihet re se shumica janë nga vendet aziatike, Rusia, vendet arabe). Ata, të gjendur pa dashje në profilin e Bleonës, bëjnë publicitete të gjërave që nuk kanë lidhje me faqen e këngëtares dhe asnjë koment mbi të, sepse normalisht nuk e njohin. Në këtë rast Bleona mund të përgjigjej si kënga "Kam qejfin tim",  por realisht mund t'i kishte blerë edhe pak më ngadalë ata dreq fansash, që të mos binte kaq shumë në sy. Por nëse e ka bërë që "Panorama" të bënte përsëri një shkrim për të, ia ka dalë më së miri. Por sërish themi, ka mënyra më të mira për t'i bërë promo vetes. Dhe një sugjerim tjetër për Bleonën, tani që ke kaq shumë "fansa" egjiptianë, bëjua qejfin me një këngë në arabisht se nuk të kushton gjë!panorama

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment