Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Turqia refuzon Berishën: Eshtrat e Sami Frashërit do të mbeten në Stamboll

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Turqia refuzon Berishën: Eshtrat e Sami Frashërit do të mbeten në Stamboll
Feb 23rd 2013, 18:25

davutogluTurqia duket se ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të riatdhesuar eshtrat e Sami Frashërit. Sipas të dhënave, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për kthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit.
Në fund të vitit 2012, Berisha deklaroi se qeveria e Shqipërisë do të kërkojë nga Turqia kthimin në Shqipëri të kokës së Ali Pashë Tepelenës, eshtrat e Sami Frashërit dhe Mit'hat Frashërit.
Në një konferencë, Davutoglu u tha mediave në Ankara se Samiu është një thesar për turqit dhe ai gjithmonë do të mbetet në Stamboll. Ministri i Jashtëm turk ka thënë më tej se kërkesa do të shqyrtohet njëlloj si ajo për transferimin e shtrave të Mehmet Akif Errsoy, i cili është figurë e shquar në Turqi dhe autori i himnit të saj kombëtar.
Mediat citojnë se Davutoglu, ka nënvizuar se Sami Frashëri përfaqëson identitetin kombëtar të Turqisë. Sami Frashëri, atdhetar i njohur shqiptar, është i varrosur në Stamboll. Dashtë Zoti ai do të mbetet atje. Ai është thesari ynë", ka thënë ministri i jashtëm turk Davutoglu.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment