Pages

Sunday, February 17, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Konfindustria: Të mos ndryshojë TVSH për prodhimet e përpunuara

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Konfindustria: Të mos ndryshojë TVSH për prodhimet e përpunuara
Feb 17th 2013, 16:55

gjergj-buxhuku_2Konfindustria i kerkon ekzekutivit dhe vendimarrjes politike shqiptare ne pergjithesi, detyrimisht duhet te mbajne te pandryshuar nivelin e maksimal te TVSH per prodhimet e perpunuara dhe perfundimtare per treg. Prodhimet e fermereve europiane te subvencionuara prej dhjetra miliard euro vjetore nga BE dhe vendet perkatese konkurojne padrejtesisht ne cmim prodhimet e ngjashme te fermereve tane si edhe godasin rende ne treg prodhimet e perpunuara nga industrite shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se kërkesa e mësipërme e saj për zbatimin e politikave se ndryshme të TVSH-së ndërmjet prodhimeve përfundimtare me atë të TVSH-së së makinerive dhe pajisjeve, arsyetohet nga domosdoshmëria e përballimit të konkurencës në rritje ndërmjet prodhimeve vendore dhe prodhimeve të ngjashme të huaja. Veçanerisht e prekshme është përballja e mësipërme në sektorin bujqësor, blegtoral dhe agroindustrial.

Konfindustria vlerëson, se prodhimi shqiptar në tërësi dhe prodhimi bujqësor dhe agroindustrial në veçanti, është goditur mjaft rëndë nga konkurenca e padrejtë me shenja të qarta deri të politikave dumping të vendeve të tjera. Theksojmë, se vetë zbatimi i marrëveshjeve të MSA dhe sidomos CEFTA kanë qenë neë tërësi të pasuksseshme dhe me pasoja të rënda për fermerët dhe industritë shqiptare sidomos të atyre të fushës së agroindustrisë.

Mbështetur në të dhënat zyrtare del, se kemi vazhdimësi të pandërprerë të financimeve/subvencioneve prej dhjetra miliard euro të sektorit bujqësor të BE nga Brukseli pa përmendur këtu financimet në veçanti të secilit vend anëtar të BE për fermerët e tyre. Në këtë mënyrë prodhimet e fermerëve europiane të subvencionuara konkurojnë padrejtesisht në cmim prodhimet e ngjashme të fermerëve tanë si edhe godasin rëndë në treg prodhimet e përpunuara nga industritë shqiptare. Cdo ulje e nivelit të TVSH-së për prodhimet për treg do të godiste rëndë fermerët dhe industritë shqiptare në tërësi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment