Pages

Friday, February 22, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: SHBA, Reeker: Zhvilloni zgjedhje të lira! Berisha: Sillni sa më shumë vëzhgues

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
SHBA, Reeker: Zhvilloni zgjedhje të lira! Berisha: Sillni sa më shumë vëzhgues
Feb 22nd 2013, 17:59

berisha reekerTIRANE–Kryeministri Berisha priti sot në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA z. Phillip Reeker dhe shtroi një drekë për nder të tij, e cila u zhvillua në një atmosferë shumë të hapur e miqësore.

Kryeministri Berisha e falenderoi z. Reeker për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA dhe Qeverisë Amerikane dhe atë të Presidentit Obama ndaj Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Në takim u vlerësua gjithashtu edhe një herë vizita historike e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton  në Shqipëri dhe njëkohësisht fakti, që në krye të departamentit të shtetit pas largimit të saj qëndron sërish një mik e mbështetës  madh i Shqipërisë e shqiptarëve siç është Sekretari i Shtetit John Kerry, të cilit Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin ti ridërgojë përshëndetjet e urimet më të përzemërta.

Më tej biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kryeministri  Berisha theksoi se, realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një  kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Në këtë kuadër, ai nënvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore për rritjen e ndjeshme të shpejtësisë dhe transparencës në votim dhe numërim. Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare , që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar çdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në shumë fusha, duke u ndalur në veçanti në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe atë në sektorin e mbrojtjes si dhe u rikonfirmua vendosmëria e  për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm, e të suksesshëm midis të dy vendeve në të gjitha fushat me interesa  të ndërsjellë. Z. Reeker i ripohoi Kryeministrit Berisha, se SHBA do të vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë e rajonin, përfshi edhe përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, z. Reeker përshëndeti edhe marrëveshjen e fundit trepalëshe midis Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, si një shenjë tjetër e klimës së bashkëpunimit për interesat e përbashkët të këtyre vendeve.

Më tej në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, ku Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, qeverisë amerikane, presidentin Obama dhe sekretarit të shtetit Kerry, për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin e rajonit, perspektivën euroatlantike të tij dhe në veçanti për mbështetjen e paçmuar ndaj Republikës së Kosovës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment