Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Alfatoksine në qumësht, Ministria e Bujqësisë: Po bëjmë verifikimet

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Alfatoksine në qumësht, Ministria e Bujqësisë: Po bëjmë verifikimet
Feb 23rd 2013, 19:42

dukatDuke marrë shkas nga lajmet dhe veprimet e më të fundit të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për bllokimin e përkohshëm të disa lloj qumështi, Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bën me dije se janë ndërmarrë nisma urgjente për të sqaruar gjendjen aktuale të këtij segmenti të tregut në Shqipëri. Konkretisht, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur menjëherë veprimet në terren, ku janë marrë mostra të qumeshtit të cilave do tu bëhen analizat për të verifikuar përmbajtjen ose jo të Alfatoksinës. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pas njoftimeve zyrtare nga autoritetet homologe në rajon janë marrë mostra të qumështit Dukat dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë analizat në laboratorët e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bën me dije se AKU ka bërë kontrolle periodike apo dhe të befasishme te prodhuesit dhe importuesit e qumështit, të cilët i nënshtrohen analizave dhe në kontrollet e bëra në të shkuarën nuk ka rezultuar përmbajtja e Alfatoksinës. Çdo produkt që del nga njësitë e prodhimit në treg, apo hyn në Shqipëri nga subjekte importuese shoqërohet me çertifikatat e nevojshme veterinare.

Përsa i përket bllokimeve të bëra nga AUV në Kosovë, sqarojmë se ato janë ende në procese analizimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka marrë me urgjencë mostra të llojeve të qumështit që dyshohet se kanë përmbajtje Alfatoksine dhe shumë shpejt do të publikohen përgjigjet e analizave.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment