Pages

Sunday, February 17, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Meta: Të përulemi para sakrificës së Ibrahim Rugovës, ndërojmë Adem Jasharin

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Meta: Të përulemi para sakrificës së Ibrahim Rugovës, ndërojmë Adem Jasharin
Feb 17th 2013, 16:52

ilir meta konfNë emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shprehur përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë.  "Bashkë me të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, sot festojmë  një Kosovë të pavarur, një Kosovë të  njohur prej 98 shtetesh, një Kosovë më të konsoliduar me institucioneve demokratike, me një shtet që forcohet nga viti në vit, një Kosovë që garanton të drejtat e të gjitha pakicave, një Kosovë konstruktive në rajon, dhe mbi të gjitha një Kosovë me një shoqëri të lirë, multi-etnike dhe evropiane", u shpreh Meta.

Sipas tij, të gjithë duhet të përkulemi me nderim të thellë ndaj të gjithë dëshmorëve që luftuan e u flijuan për këtë pavarësi dhe liri që festojmë sot; kujtojmë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e të gjithë luftëtarët e UCK. "Kujtojmë ish Presidentin Ibrahim Rrugova për kontributin dhe sakrificën e tij historike. Kujtojmë aleatët tanë SHBA për ndihmën që i kanë dhënë popullit shqiptar, dhe i falenderojmë bashkë me Bashkimin Evropian për kontributin e çmuar që vazhdojnë të japin në konsolidimin e mëtejshëm të të gjitha strukturave të shtetit të Kosovës dhe njohjeve të saj", nënvizoi Meta.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment