Pages

Monday, February 18, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Thaçi: Kosova dërgoi mesazhin, shteti ynë po lëviz në rrugë të sigurtë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Thaçi: Kosova dërgoi mesazhin, shteti ynë po lëviz në rrugë të sigurtë
Feb 18th 2013, 17:04

qeveria thaciKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në mbledhjen e radhës së qeverisë se një ditë më parë shteti i Kosovës, në mënyrë shumë të dinjitetshme e institucionale, nderoi dhe respektoi sakrificën e gjithë qytetarëve të saj.

"Por, në të njëjtën kohë, ai organizim madhështor institucional, me pjesëmarrje gjithë qytetare, ishte edhe mesazh për të ardhmen e Kosovës Evropiane. Ne dje nderuam përpjekjen dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjithë atyre dëshmorëve të lirisë, invalidëve të luftës, veteranëve, nderuam sakrificën e gjithë qytetarëve të vendit, nderuam sakrificën e diasporës kosovare kudo që jetojnë, në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe kudo në botë", u shpreh Thaçi.

Dje, e gjithë bota shikoi kah Kosova, por edhe Kosova dërgoi mesazhin për gjithë botën se shteti ynë po lëviz dhe është në rrugë të sigurt për të ardhmen euro-atlantike – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment