Pages

Saturday, February 16, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Tritan Shehu: Rama do tu marrë paratë qytetarëve ti përdorë sipas qejfit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Tritan Shehu: Rama do tu marrë paratë qytetarëve ti përdorë sipas qejfit
Feb 16th 2013, 15:53

tritan_shehuPartia Demokratike deklaroi se premtimi i Edi Ramës për një sistem shëndetësor falas është vetëm një mashtrim. Deputeti Tritan Shehu doli para medias dhe bëri me dije se sistemi shëndetësor, që premton Rama, synon të ngrihet mbi taksat e qytetarëve.
“Nuk kemi të bëjmë aspak me shërbimin shëndetësor falas. Gjithçka do të paguhet nga qytetarët nëpërmjet taksimit të përgjithshëm dhe direkt nga pacientët për shërbimin që do marrin. Shumica do të paguajnë pa e ditur përse paguajnë. Kjo që zoti Rama t’i përdori paratë e tyre si të dëshrojë ai vetë. Pra në këtë mënyrë, shkatërrohet transparenca dhe koncepti i solidaritetit qytetar për shëndetësinë. Në këtë mënyrë, nuk bën gjë tjetër, vetëm se rëndohet direkt pacienti. Kështu që, nuk do të ketë më rol aktiv të qytetarëve në mbrojtje të të drejtave të tyre përsa i takon sistemit shëndetësor”, deklaroi Shehu.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment