Pages

Sunday, February 24, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Vrau 22-vjeçarin me thikë në zemër në Tiranë, arrestohet në Fier autori i krimit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Vrau 22-vjeçarin me thikë në zemër në Tiranë, arrestohet në Fier autori i krimit
Feb 24th 2013, 17:44

Autobusi ku u vra 22-vjecari

Autobusi ku u vra 22-vjecari

Tirane – Lajmifundit – Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e të shtunës në autobusin e linjës qendër e Tiranës-Uzina e Autotraktorëve.
Arrestimi i shtetasit Artur Ali Zeqiri, 27 vjeç është bërë nga policia e Fierit. Kjo e fundit ka marrë të dhëna nga policia e Tiranës duke bërë të mundur kapjen e personit që ishte larguar nga kryeqytetit në drejtim të Fierit menjëherë pas vrasjes që kishte kryer në Tiranë.

Me heret sot, policia tha se eshte arritur te identifikohet nga Policia e Tiranës autori i vrasjes së 22-vjeçarit Sajmir Çedja në autobus mbrëmjen e të shtunës në linjën urbane Qendër-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë.
Policia tha se vrasësi është shtetasi, Artur Ali Zeqiri. Mbrëmë policia kishte vënë në pranga bashkautorin e kirmit, shtetasin Ilir Drita, 32 vjeç.
Dy të dyshuarit kanë pasur një konflikt banal me viktimën në autobus dhe pasi janë përleshur mes tyre qëluan 22-vjecarin me thikë në zemër duke i marrë jetën.

Pas debateve mes dy personave dhe viktimës, 22-vjecari ka qëlluar njërin nga të dyshuarit me çadër. Kjo ka sjellë reagimin e dy personave që pas përleshjes me grushta e kanë qëlluar disa here më thikë 22 vjeçarin.sajmir_cedja
Policia tha se si pasoj e këtyre goditjeve, i riu ka marrë disa plagë në gjoks nga të cilat nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht se është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
Ngjarja shkaktoi panik tek pasagjerët e autobusit që për disa minuta dëgjuan britmat e viktimës pasi u qëllua me thikë nga dy personat që u larguan nga vendi i ngjarjes.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment