Pages

Saturday, February 23, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Italia drejt votimeve, sondazhet: Fiton e majta

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Italia drejt votimeve, sondazhet: Fiton e majta
Feb 23rd 2013, 18:49

bersaniKandidatët që po konkurrojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë i kanë dhënë fund fushatës së tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Anketat e fundit tregojnë se udhëheqësi i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani është kandidati favorit për postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë.

"Ne kemi vendosur të jemi një parti popullore, jo demagogjike, e cila duhet të komunikojë se do t'ja dalim me sukses përmes punës serioze, të vërtetës dhe një përpjekjeje të përbashkët që ata që kanë më shumë të japin më shumë. Kjo është linja që do të ndjekim".

Anketat tregojnë se ish-kryeministri Silvio Berluskoni është pas zotit Bersani. Duke folur për përkrahësit nga një ekran i madh, zoti Berluskoni shfrytëzoi tubimin e fundit elektoral për të tallur kandidatin e Lëvizjes me 5 Yje, Beppe Grillo, duke e quajtur atë një politikan të kthyer në  komedian.

Por analistët politikë thonë se fushata e zotit Grillo për reforma mund të sfidojë zotin Berluskoni dhe mund të bëhet partia e dytë për nga numri i votave.

"Unë nuk ndjehem i mbrojtur nga shteti. Unë dua një shtet aktiv. Nuk ka më shtet në këtë vend, vetëm një burokraci ligjesh që ka zëvendësuar demokracinë. Nuk ka mbetur asgjë. Unë dua një shtet që do të investojë në shkolla publike, sistemin e kujdesit shëndetësor, ujin, unë dua të jem i mbrojtur".

Kryeministri i ardhshëm dhe anëtarët e parlamentit do të zgjidhen gjatë votimit që do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment