Pages

Wednesday, February 20, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Vrasja për varësen e floririt, Aldo Hoxha mohon autorësinë në gjykatë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Vrasja për varësen e floririt, Aldo Hoxha mohon autorësinë në gjykatë
Feb 20th 2013, 17:39

aldo_hoxhagjyqI akuzuari për vrasjen për një varëse floriri, shtetasi Aldo Hoxha mohon në gjykatë akuzën se ka vrarë Fatbardha Hoxhën, gruan që mbeti e vdekur gjatë një tentative për t’i grabitur varësen e floririt nga qafa.
Në seancën e parë gjyqësore për ngjarjen e ndodhur në 7 gusht 2012, Prokuroria lexoi akuzën për vrasje, ndërsa avokatët mohuan akuzën me pretendimin se 22-vjeçari Hoxha nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, fajësia e Aldo Hoxhës mbështetet në analizën e ADN-së së kryer në një fije floku në kapelen e gjetur në vendin e krimit. Akuza u shpreh, se, alibia e tij se nuk ka qenë në vendin e krimit, rrëzohet pasi në trupin e Hoxhës, pas ekzaminimit janë konstatuar shenja gërvishtje të lëna nga fëmijët e Fatbardha Tafës, që shoqëronin të ëmën në momentin e grabitjes.
Fatbardha Tafa u qëllua disa herë më thikë, gjatë një tentative për t’i grabitur varësen e floririt pranë fushës së “aviacionit”. Pas ngjarjes, policia gjeti në vendin e krimit një kapele dhe nga një fije floku brenda saj rezultoi se ajo i përkiste Aldo Hoxhës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment