Pages

Thursday, February 21, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Glauk Konjufca: Jemi në prag të dështimit ne aspektin territorial

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Glauk Konjufca: Jemi në prag të dështimit ne aspektin territorial
Feb 21st 2013, 18:09

vetevendosja_parlamentDeklarimi jashtë rendit të ditës i Glauk Konjufcës në Kuvendin e Republikës së Kosovës në lidhje me takimin e fundit Thaçi – Daçiç në Bruksel.

Për 13 vite me radhë Serbisë i janë toleruar strukturat e saj shtetërore në veriun e Kosovës. Prej të gjitha Qeverive të deritashme qytetarëve u është thënë se këto struktura do të shpërbëhen. Janë përpiluar disa strategji deri sot për shtrirjen e kontrollit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës brenda kësaj pjese të territorit tonë. Kurse sot Kryeministri i Kosovës na thotë se këto struktura do të shpërbëhen duke biseduar me Daçiçin. Dhe kur të gjithë qytetarët e Kosovës po e prisnin pakon e liberalizimit të vizave, kjo Qeveri po na kthehet nga Brukseli me një pako kompromisi të ri për veriun e Kosovës, që shkon përtej pakos së Ahtisaarit.

Në natën që në Bruksel po flitej kinse për shpërbërjen e strukturave të Serbisë, pikërisht këto struktura po i sulmonin me bomba dhe akte terroriste shqiptarët e veriut te Tre Rrokaqiejtë.

Tash negociatat me Serbinë kanë arritur në atë fazë të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka paralajmëruar qyshkur. Qeveria jonë në Bruksel për veriun e Kosovës po e qet në diskutim edhe Planin e Ahtisaarit. Në fillim kur e patën pranuar Planin e Ahtisaarit na thonin se kjo pako nuk hapet. Apo thonin se nëse hapet Pakoja e Ahtisaarit, do të hapet edhe Lugina e Preshevës. Po, në anën tjetër, nuk e zbatuan këtë plan në veriun e Kosovës. Tash vetë Plani i Ahtisaarit po përfundon në tavolinën e negociatave, me vetë faktin që Qeveria jonë do ta mbajë pozicionin e Planit të Ahtisaarit, kurse Qeveria e Serbisë do ta mbajë pozicionin e Platformës serbe për Kosovën.

Ky ka qenë edhe kuptimi i kërkesës së VETËVENDOSJE!-s që si qëndrim minimalist Plani i Ahtisaarit të mos pranohet bile pa u pranuar nga BE-ja, OKB-ja, Serbia e kështu me radhë.

Me fjalë të tjera ky është degradim i vazhdueshëm i pozicionit politik të Kosovës karshi Serbisë dhe integritetit territorial republikan. Tash edhe po hapet Ahtisaari, edhe Daçiçi po na i heq lapidarët e luftës çlirimtare.Kurse pushtetarët tanë milionerë nga maja e pushtetit të luksit i fajësojnë shqiptarët dhe u kërkojnë atyre qetësi.

Për këtë arsye, do të ishte mirë që të gjithë ata opozitarë që ia dhanë kësaj Qeverie mbështetjen për të shkuar në këto bisedime përmes rezolutës, ta kuptojnë se nuk mund të shpresojnë që atje do të mbrohet Kushtetuta apo sovraniteti i Kosovës.

Përkundrazi, jemi në prag të një dëmtimi të madh të integritetit territorial të vendit tonë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment