Pages

Friday, February 22, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Fier, vrasësi i dyfishtë në Kucovë, i preu fytin vetes në prani të policisë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Fier, vrasësi i dyfishtë në Kucovë, i preu fytin vetes në prani të policisë
Feb 22nd 2013, 17:30

policia_fierFier – UPDATE – Është vetëvrarë në duart e policisë pa pranuar të vetëdorëzohet. Ky ka qenë fundi tragjik i shtetasit Riza Latifaj, 52 vjec, person në kërkim për vrasjen e vjehrrit dhe vjehrrës së tij një javë më parë në Kucovë.
Mesditën e të premtes, banesa ku ai po qëndronte i fshehur në Fier, është rrethuar nga policia. i kërkuari ka refuzuar të vetëdorëzohet dhe është vetëvrarë në prani të policisë.
Riza Latifaj i shumëkërkuari pas vrasjes së dyfishtë në Kuçovë për 45 minuta nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë së Fierit për tu dorëzuar.
Sapo policët kanë hyrë brenda Latifaj qëlloi vetem me thikë në qafë duke kryer vetëvrasjen makabër. Në orët e mesditës policia policia mori njoftim qe Latifaj ishte kthyer në shtëpi ndërsa forca te shumta speciale rrethuan banesën e vrasësit në Levan.
Banorët e zonës në Levan, thonë se shtetasja Engjellushe Latifaj ishte larguar nga banesa e 52-vjecarit pasi kishte marrë një sasi monetare me vete duke kërkuar më pas divorcin.
Autori i vrasjes së dyfishtë shkoi në Kucovë në përpjekje për të rikthyer gruan por pasi nuk gjeti marrëveshje në banesën e prindërve të Engjellushes, qëlloi për vdekje me arme zjarri mbi vjehrrin Rrexhep dhe vjehrren Vasilika Muco.
Autori i krimit plagosi edhe gruan e tij e cila ndodhet ne gjendje të rënde në Spitalin Ushtarak .

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment