Pages

Thursday, February 21, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: AKR: Të vendoset shtatorja e Anton Çetës në Gjakovë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
AKR: Të vendoset shtatorja e Anton Çetës në Gjakovë
Feb 21st 2013, 18:06

pacolliDega e AKR-së në Gjakovë, organizon peticion në mbështetje të idesë për ngritjen e shtatores së heroit Fadil Hoxha dhe veprimtarit Anton Çetta, në qendër të qytetit të Gjakovës (te Hotel Pashtriku dhe te Posta e Qytetit).

Ky peticion bëhet në  mënyrë që qytetarët e Gjakovës të mos gjinden para akteve të kryera dhe vendimeve të njëanshme të komunës së Gjakovës, ashtu siç ndodhi në disa raste më parë.

I gjithë ky veprim vjen pas zërave që janë ngritur në Komitetin për Politikë dhe Financa, ku përfaqësuesit e partisë në pushtet e kanë quajtur të tepërt ngritjen e këtyre dy shtatoreve dhe kanë propozuar që të njejtat të përfshihen në shtegun memorial.

AKR në Gjakovë  konsideron se është dashur shumë më herët që  heroi Fadil Hoxha dhe veprimtari Anton Çetta të kenë nga një shtatore në qendër të qytetit, pasi që të dyja këto përsonalitete jo vetëm për Gjakovën por për gjithë Kosovën janë simbole të vlerave dhe Heronjë të pendës dhe veprimtarisë paqësore.

Qytetarët, shoqëria civile, por edhe subjektet tjera politke, kanë mundësi ta përkrahin peticionin i cili fillon nga data 21.02.2013 dhe vazhdon për 7 ditë me radhe deri në mbledhjen e Asamblesë Komunale, ku nga asambleistët e AKR-së do të paraqitet si vullnet dhe dëshirë e Qytetarëve.

Shtandet per nenshkrimin e Peticionit do te jenë të vendosura në vendet ku është dhënë ideja për ngritjen e shtatoreve (Hotel Pashtriku dhe Posta e Qytetit).

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment