Pages

Monday, February 18, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Hetimi, Oscar Pistorius vrau me dashje të dashurën

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Hetimi, Oscar Pistorius vrau me dashje të dashurën
Feb 18th 2013, 17:23

petrauesFillimisht u mendua se vrasja ka qenë një incident tragjik, një vrasje nga pakujdesia, e shkaktuar si pasojë e panikut. Me kalimin e ditëve dhe thellimin e hetimeve, “drama” e Oscar Pistorius kthehet në një triller të vërtetë.
Atleti afrikano-jugor qëlloi me katër plumba në shtëpinë e tij të dashurën, modelen 30-vjeçare Reeva Steenkamp.

Mediat e huaja shkruajnë se pistat e para të çonin thjesht në një incident, por pozicioni i Pistorius rëndohet nga dita në ditë, pasi hetuesit gjetën në apartamentin e tij në Pretoria, një shkop kriketi me shenja gjaku si dhe dëshmitë e fqinjëve se viktima kishte hyrë në shtëpi shumë orë përpara vrasjes së saj.
Hetuesit tregojnë për gjetjen e një sasie të madhe steroidesh dhe substancave të tjera dopuese në shtëpinë e atletit, që vetëm pak ditë më parë ishte ikona e njerëzve me aftësi të kufizuar si dhe mishërimi i një vullneti të hekurt.

Sipas mediave në Afrikën e Jugut, Pistorius ka sulmuar të dashurën e tij si pasojë e një shpërthimi inati të amplifikuar edhe nga përdorimi i një koktejli mes steroide dhe alkool. Për këtë arsye, hetuesit kanë kërkuar të tjera analiza të gjakut të atletit, që tani rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Aktualisht, Oscar Pistorius ndodhet në arrest, ndërsa për të mbyllur sa më parë një çështje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, autoritetet do të përshpejtojnë gjykimin e atletit që me pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike Londër 2012 shënoi një kapitull të ri në historinë e sportit botëror.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment