Pages

Saturday, February 16, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: “New Born” ngjyroset me 98 flamuj

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
"New Born" ngjyroset me 98 flamuj
Feb 16th 2013, 17:41

newborn98 flamuj të shteteve, që deri më tani kanë njohur pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt do të jenë të ngjyrosur në obeliskun e "New Born", që gjendet para Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Për të realizuar këtë qëllim shumë qytetar që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës kanë filluar punën e tyre dhe se sipas organizatorëve, e tërë puna pritet të përfundojë në mëngjesin e ditës së diel.

Flamujt e shteteve që deri më tani e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, do të qëndrojnë tash e tutje në obeliskun "New Born."
Autori i "New Born"-it, Fisnik Ismajli, ka bërë të ditur se që në fillim, ideja ka qenë që në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, "New Born" të ngjyroset ndryshe. Por, ai thotë se për diç të tillë asnjëherë nuk i është dhënë leja.

"Kemi dal ta ngjyrosim "New Born", ashtu siç ka qenë ideja qysh prej përvjetorit të parë. Pra, flamujt e shteteve të cilat na kanë pranuar pavarësinë. Meqenëse ideja qysh kur është mbaruar "New Born", të ngjyroset çdo vjet dhe ideja për një vjetorin ka qenë me u ngjyros me këta flamuj, natyrisht ma pak ka pas atëherë se tash. Por mua nuk mu ka dhënë leja asnjëherë për ta vazhduar punën, por sivjet filluam me nis këtë traditë dhe tash e tutje do të ngjyroset ndryshe çdo 17 shkurt", ka thënë ai.

Ideatori i "New Born", ka bërë të qartë se tash e tutje, çdo vit ky obelisk do të duket ndryshe. Ai, ka akuzuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për siç tha ai, fshirjen e nënshkrimeve dhe ngjyrosjen e
"New Born", pa u konsultuar fare me autorët e tij.

"Askush nuk duhet të më jap leje për ngjyrosjen e "NewBorn", ky është bërë për t'u ngjyros, por faktikisht kur kryeministri e morri guximin me i fshi të gjitha ato nënshkrime pa u konsultuar me autorët, atëherë neve na jepet e drejta të bëjmë çka duam me të", tha ai.

Sipas Ismajlit, 98 flamujt që do të mbështjellin obeliskun, do të qëndrojnë deri në përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës. /rtk/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment