Pages

Saturday, February 16, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Enver Hoxhaj: Kosova, shembull i shtetndërtimit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Enver Hoxhaj: Kosova, shembull i shtetndërtimit
Feb 16th 2013, 17:44

enver_hoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një Intervistë për radion publike gjermane "Deutschlandradio Kultur", ka thënë në pesë vjetet e fundit, populli i Kosovës ka qenë në gjendje të ndërtojë një shtet nga themelet, duke filluar nga ndërtimi i institucioneve demokratike, përmirësimi i gjendjes ekonomike, modernizimin e shoqërisë, përmirësimi i sistemit të arsimit dhe shëndetësisë.

Duke folur për gjendjen në tri komunat e veriut të Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se gjendja në Mitrovicë në këto pesë vjet, por edhe më parë ka qenë e tensionuar, për shkak se Beogradi është mundur të projektojë jo stabilitet brenda Kosovës.

"Burimi i konflikteve në Ballkan ka qenë Beogradi. Shqiptarët në Kosovë, por edhe serbet e Kosovës ishin viktima të Beogradit. Prandaj, në takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, dhe atij të Serbisë, Serbia duhet t'i shpërbejë strukturat e policë dhe të sigurisë, të cilat në 13 vjetet e fundit kanë marr peng, popullatën serbe në atë pjesë", ka theksuar Hoxhaj.

Sipas tij, pas shpërbërjes së plotë të tyre, Qeveria e Kosovës do të organizojë zgjedhje demokratike, në mënyrë që të integrojmë edhe këto komuna në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sa i përket rolit të BE-së, Hoxhaj ka theksuar se BE ka një rol të rëndësishëm në këtë dialog, derisa Gjermania është duke dhënë një kontribut shumë të madh , në mënyrë që të përfundojë njëherë e përgjithmonë konflikti historik mes Kosovës dhe Serbisë./rtk/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment