Pages

Tuesday, February 19, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Füle: Mbështesim përspektivën evropiane për Kosovën

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Füle: Mbështesim përspektivën evropiane për Kosovën
Feb 19th 2013, 17:22

fuleKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Štefan Füle.

Kryeministri Thaçi potencoi se në pesë vjetët e pavarësisë, Kosova ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret afatshkurtra nga Studimi i Fizibilitetit dhe po vazhdojmë punën për të arritur një Marrëveshje për Stabilizim dhe Associim me BE-në.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në funksion të përmbushjes të të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit– theksoi kryeministri Thaçi.

Lëvizja e lirë pa viza është çështje e një dimensioni njerëzor dhe nuk duhet lejuar krijimin e një vrime të zezë në Ballkan. Kosovarët meritojnë shansin e tyre dhe duhet të gëzojnë një trajtim të drejtë dhe të ngjashëm me fqinjët e tyre, dhe nuk duhet paguar për dështimet e tjerëve – ka thënë kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Štefan Füle e ka përgëzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për qasjen e tij të drejtë evropiane në raport me bashkëpunimin rajonal. Z. Füle theksoi se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment