Pages

Sunday, February 24, 2013

Lajmet e Shqiperia.com - Artikujt e fundit: Tirane ekzekutohet ish-kryekomisari

Lajmet e Shqiperia.com - Artikujt e fundit
lajmet e fundit
Tirane ekzekutohet ish-kryekomisari
Feb 24th 2013, 18:51

Ekzekutohet me armë zjarri në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ish-kreu i Komisariatit numër gjashtë në Tiranë Dritan Lamaj. Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 1830 të së dielës kur ish-kryekomisari aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N. Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Dhjetra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet e para për gjetjen e autorëve të krimit. Grupet hetimore morën në dorëzim skenën e ngjarjes së rëndë dhe nisën verifikimet për të rënë në gjurmë të ekzekutuesit apo ekzekutuesve. Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment