Pages

Friday, February 15, 2013

Gazeta Tema: Vlerësimin për planin urbanistik që betonizon Tiranën e bëri Jamarbër Malltezi

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Vlerësimin për planin urbanistik që betonizon Tiranën e bëri Jamarbër Malltezi
Feb 15th 2013, 16:42

(u39u)Kopertina Raporti Mjedisor_WEBPartia Socialiste ka denoncuar betonizimin që është parashikuar t'i bëhet kryeqytetit, nëpërmjet planit urbanistik të miratuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Pas mbledhjes së këtij Këshilli, anëtari i grupit të punës për Programin e PS, Artan Lame në një deklaratë për shtyp ka akuzuar Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministrin Berisha se me vendimin e sotëm i kanë hapur rrugën betonizimit të plotë të të gjitha lulishteve të Tiranës. Sipas tij Berisha do të arrijë deri aty sa të ndryshojë edhe legjislacionin përkatës për t'ia përshtatur atë planit.

Ndërkohë që Artan Lame ka denoncuar edhe faktin se raporti i vlerësimit mjedisor të planit është bërë nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Anëtari i grupit të punës për Programin e PS, ka theksuar se kjo forcë politike ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë me forcë një oponencë ndërkombëtare për këtë plan, që s'dihet as kush e ka hartuar, e as ku e ka hartuar, por që dihet fare mirë se do ta bëjë të pajetueshëm kryeqytetin shqiptar.

 

DEKLARATA

Sot pamë jo mbledhjen e KKT-së, por të këshillit të pangopur, injorant dhe të paturp.

Them "të pangopur", pasi letrat që miratuan sot, do të shtrydhin çdo element jetese normale në këtë qytet, për ta kthyer në para.

Them "injorant", pasi terminologjia e përdorur në atë tryezë, broçkullat që pjesëmarrësit thoshin, ishin nën nivelin edhe të shkollarit fillestar.

Them "të paturp", sepse gjithçka thoshin, e thoshin duke e ditur shumë mirë që po gënjenin.

Lajmi i zi për qytetarët, që doli nga kjo mbledhje, ishte se: "Janë gati 500 firma ndërtimi për të filluar ndërtimet e reja" menjëherë pas miratimit të Planit. E përsëris: 500 firma!!!

Lajmi i zi për qytetarët, është se përfundimisht për parqet dhe lulishtet e dënuara me beton nga Bashkia e Tiranës, edhe kryeministri sot firmosi që të betonizohen.

Lajmi i zi për qytetarët, ishte se siç e ka zakonin, edhe kësaj radhe Kryeministri vendosi të bëjë rregullat pasi të ketë filluar loja, madje kësaj radhe pasi të ketë mbaruar loja.

Kryeministri deklaroi se "do të bëhen ndryshime në të gjithë legjislacionin, që t'i përshtaten Planit" që kanë bërë 500 firmat e tij. Pra, do të miratojë rregullat, pasi të ketë miratuar planin!

Kryeministri foli sot gjatë miratimit të Planit për luftë "kundër bllokimit". Ne kemi qenë luftëtarë kundër këtij bllokimi, duke përshëndetur zgjatimin e Bulevardit përtej stacionit të Trenit. Por lufta që deklaroi sot Kryeministri, nuk është kundër këtij bllokimi. Lufta e deklaruar sot prej tij, ishte kundër parqeve, zonave të gjelbra, lulishteve, zonave sportive, lagjeve rekreative të qytetit.

Plani është i shoqëruar me një raport të vlerësimit mjedisor. Por a e dini se kush është autori i këtij Raporti? Mjafton t'ju paraqes qytetarëve se kush është autori i Vlerësimit Mjedisor të këtij Plani: Prof. Dr. Jamarbër Malltezi. Pra, Jamarbër Malltezi është konsulenti që duhet të bëjë oponencën e Planit që ka hartuar Berisha me të vetët.

Ne kemi kërkuar që të bëhet një oponencë ndërkombëtare për këtë Plan, që s'dihet as kush e ka hartuar, e as ku e ka hartuar. Ne nuk themi gjëra në ajër dhe as fjalë në erë, siç qe e mbushur sot Mbledhja e Këshillit vrastar të qytetit. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë gjëra konkrete, gjëra që çdo qytetar ka mundësi t'i verifikojë në hartat e bëra nga vetë bashkia, gjëra që as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i kanë përgënjeshtruar dot.

Ato ç'ka kërkojmë dhe vazhdojmë t'i përsërisim janë:

A do të ndërtohet sipas këtij plani në parkun mbrapa Pallatit të Kulturës? Kryetari i bashkisë apo Kryeministri duhet të kenë kurajën dhe të dalin përpara qytetarëve dhe të thonë do të ndërtohet apo jo në atë lulishte që vetë sapo e kanë përuruar.

A do të ndërtohet në parkun e Namazgjasë? Dhe kur them në parkun e Namazgjasë, nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e xhamisë. Xhamia është Kali i Trojës për pallatet që do të ndërtohen tek parku i Namazgjasë.

A do të ndërtohet në gjithë lulishten e gjelbër përgjatë Lanës tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë?

A do të ndërtohet në fushat e Qytetit Studenti?

A do të ndërtohen pallate në zonën e shkollës "Kosova", që të gjitha planet, deri tek më i fundit plan, që u quajt plani zviceran parashikonin zonë shkollore?

A do të ndërtohen pallate në të vetmin park qytetar lodrash tek "7 Xhuxhat"?

A do të ndërtohet në zonën sportive poshtë digës së liqenit Artificial?

A do të ndërtohen pallate në zonën e të vetmit treg të madh të mbetur në qytet, që është tregu në rrugën "5 Maji"?

Këto janë pyetje konkrete dhe qoftë kryeministri, qoftë kryetari i bashkisë, duhet të kenë kurajën dhe t'u japin publikisht përgjigje këtyre pyetjeve."

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment