Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Vilanova, trajneri “virtual” i Barcelonës

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Vilanova, trajneri "virtual" i Barcelonës
Feb 18th 2013, 17:51

vilanovaÇdo dashamirës i lojërave kompjuterike do të dëshironte të ishte aktualisht në vendin e Tito Vilanovës, i cili praktikisht po drejton Barcelonën si në një lojë të tillë nga distanca. Trajneri gjendet në Nju Jork pasi po kurohet pas një operacioni për heqjen e një tumori, por vazhdon të jetë ai që drejton çdo stërvitje të ekipit, jep çdo skemë taktike në stërvitje dhe çdo zëvendësim gjatë ndeshjeve. Si ia bën? Duke e kthyer klubin katalanas në një lloj të veçantë shtëpie të madhe të "Big Brother".

Pas seancave të radioterapisë dhe kimioterapisë të paradites, Vilanova pasdite ulet qetësisht para kompjuterit dhe drejton Barcelonën, si të ishte në një lojë. "Ciutat Esportiva" është përshtatur për kërkesat e trajnerit, pasi janë vënë telekamera në çdo cep të fushave stërvitore dhe palestrave, në mënyrë që ai të ndjekë rregullisht çdo sekondë të stërvitjes. Nëse nuk është para kompjuterit në ato momente, disa pjesëtarë të ekipit bëjnë një përmbledhje prej 70-80 minutash të stërvitjes, duke ia dërguar atij videot nëpërmjet internetit në mënyrë që të inspektojë gjithçka më vonë.

Më pas, nëpërmjet Skype, trajneri jep udhëzimet tekniko-taktike për të gjithë skuadrën, vendime që nuk kundërshtohen nga askush pasi klubi ka bërë të qartë që Vilanova mbetet trajner i parë dhe i paprekshëm, pavarësisht distancës.

Edhe në ndeshje, Vilanova është "online" dhe jep udhëzime për Hordi Roura që ulet në pankinë në vend të tij, këtë radhë nëpërmjet aplikacionit "Whatsapp" që gjendet në celularin e posaçëm që mban stafi i katalanasve. Udhëzimet, skemat dhe zëvendësimet vijnë në mënyrë virtuale nga ana tjetër e botës, si të ishte një lojë e mirëfilltë elektronike. Nuk e kanë shumë gabim ata persona që kur luan Barcelona, thonë se kjo skuadër vepron sikur ta drejtonte dikush nga kompjuteri…/lajmeshqip

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment