Pages

Friday, February 15, 2013

Gazeta Tema: Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions
Feb 15th 2013, 15:55

vengerTrajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se ekipi i tij do të fitojë besimin e duhur për të fituar Ligën e Kampioneve, nëse arrin të kalojë Bajern Mynih në sfidën që i ka vënë përballë në 16 më të mret e turneut.

"Të martën na pret një ndeshje e madhe përballë Bajernit. Nëse arrijmë t'i kalojmë, atëherë pse nuk duhet të vazhdojmë dhe ta fitojmë këtë trofe?", u shpreh Venger. "Në fillim të duket edhe se të fitosh Kupën FA është gjëja më e lehtë në botë, por asnjëherë nuk e di se sa e vështirë është. Nëse e krahason me kampionatin, kuptohet se kemi më shumë shanse, pasi në kampionat jemi shumë mbrapa", tha trajneri francez para ndeshjes që skuadra e tij luan kundër Bllekbërn në Kupën FA.

Ndonëse ndeshja me Bajernin mund të cilësohet një pikë shumë e rëndësishme e sezonit, Venger nuk dëshiron që të heqë dorë nga Kupa FA dhe shpreson që të zgjidhë më parë sfidën me Bllekbërnin për të kaluar në çerekfinalet e turneut.

"Kupa FA është një objektiv i rëndësishëm për ne. E marrim gjithmonë seriozisht, po ecim mirë dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë", tha Venger.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment