Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Tifozët e Gallatasarajit, më të zhurmshmit në botë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Tifozët e Gallatasarajit, më të zhurmshmit në botë
Feb 18th 2013, 16:55

gallataDebutimi i Didier Drogba në "Turk Telekon Arena" në Stamboll përballë tifozëve të Gallatasarajit në Ligën e Kampioneve ndaj Shalkes, pritet të jetë një nga ngjarjet më të zhurmshme të futbollit botëror, pasi tifozët e kësaj skuadre janë shpallur zyrtarisht më të zhurmshmit në botë.

Në një eksperiment mjaft të veçantë, është matur se zhurma e prodhuar nga tifozët në derbin e fundit të Stambollit ka arritur 131 decibel, zhurmë më e lartë sesa të qëndrosh 50 metra larg një avioni ushtarak, apo edhe se një këngë e grupit muzikor "The Ëho" në vitet '70, i cila arriti vetëm 126 decibel.

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Geri Nevill, ka deklaruar se nuk ka luajtur asnjëherë në një stadium më të zhurmshëm se ai i Gallatasarajit. Por ai e kishte fjalën për stadiumin e vjetër "Ali Sami Jen", i cili mbante vetëm 24 mijë tifozë, më pak se gjysma e kapacitetit të stadiumit të ri të Gallatasarajit që u inaugurua në vitin 2011.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment