Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipërisë, të mbajtur sot në Athinë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipërisë, të mbajtur sot në Athinë
Feb 17th 2013, 18:03

FOTO, THEOFAN KALIVIOTI, 13Përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin

Nga Arben Llalla

Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi, më 17 shkurt ora 11:00 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99- vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti vazhdoi me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur.

Si gjithnjë në 17 shkurt, organizatat ekstremiste greke, që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë, përkujtuan 99- vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit. Aktivitetin qendror e organizon Babis Krathanos, kryetar i shoqatës së Vorio Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio Epiriotase. Të pranishëm këtë herë ishin deputeti i PASOK, Pirro Dhima, deputeti i Agimit të Artë, Kristo Papa, nga partia MEGA e minoritetit në Shqipëri, Perikli Naçi, Thoma Jani nga Partia e të Drejtave të Njeriut të Vangjel Dules, Avram Gunari, përfaqësues i qeverisë, deputeti Vasilis Kapernaros, etj.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e fjalimit të mbajtur gjithnjë nga kryetari i Rinisë së Vorio Epirit, Theofanis Kaliviotis, punonjës në Ministrinë e Punës, i cili këtë herë fjalën e tij ia kishte besuar ta mbante nënkryetarja e shoqatës, Eleni Dhomu. Vetë Kalivitoti pas publikimit të dokumentave si punonjës i qeverisë së Shqipërisë kohëve të fundit, ka qenë vetëm spektator i aktiviteteve të ndryshme duke mos mbajtur fjalimet ekstremiste.

Përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin

Për çdo vit shoqatat vorio epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kalivioti.

Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grekë nga Shqipëria, të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re dhe shpeshherë ka qenë anëtarë në disa parti duke mos e gjetur vetveten.

Theofan Kalivioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve. Ai sipas disa dokumenteve të botuar kohëve të fundit figuron këshilltar në Ministrinë e Punës, pra paguhet prej disa vitesh nga Shqipëria.

Ironike është fakti se në të njëjtën ditë, më 17 shkurt, shqiptarët festojnë Pavarësinë e Kosovës dhe mbajtjen e ligjëratave të para të Universitetit të Tetovës, ndërsa një grup grekësh ekstremistë përkujtojnë një ëndërr që nuk mund të realizohet asnjëherë, atë të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment