Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta Tema: Thellohet SKANDALI/ Dëshmia: Në atë tavolinë u vendos kryqëzimi i kryekomisar Dritan Lamajt

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Thellohet SKANDALI/ Dëshmia: Në atë tavolinë u vendos kryqëzimi i kryekomisar Dritan Lamajt
Feb 27th 2013, 17:32

3Katër drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, barkderra dhe me raki përpara, hanë dhe këndojnë së bashku me një person që akuzohet për vrasjen e një kryekomisari.

Me çifteli në dorë, kupola gëzon, ndërsa Arben Frroku është ulur krah tyre.

Të katër drejtuesit e lartë, Agron Kuliçaj, i vendosur në krye të vendit, Tonin Vocaj, Met Rrumbullaku dhe Nikolin Bala, e kanë pranuar foton, por pasi kanë bërë disa manovra, fillimisht duke thënë se Frroku ishte ulur aty për një foto me "VIP-at".

Por në foto duket qartë se Arben Frroku po shijon atmosferën me ta.

Më shumë të habit Rrumbullaku, që thotë se është një foto e hedhur në Facebook dhe se ai është një ambient privat.

Vocaj thotë se fotoja është hedhur në Facebook para dy vitesh.

Kurse Hysni Burgaj, ai që bën sikur është drejtor i Policisë së Shtetit, thotë se nuk ka asgjë implikuese në këtë foto, sepse në kohën kur është bërë fotoja, Arben Frroku nuk ka pasur asnjë precedent penal.

Por drejtuesit e policisë kanë kontradikta për datën e fotos. Kuliçaj thotë se foto është bërë në vitin 2011.

Nga ana tjetër, në një dëshmi bombë, Alket Hyseni, i afërm i Dritan Lamajt hedh akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë duke deklaruar në televizionin A1 REPORT! se vendimi për largimin e kryekomisarit Lamaj nga komisariati numër 6 është marrë pikërisht në atë tavolinë ku kryepolicët drekonin me Arben Frrokun.

"Foto nuk është bërë në vitin 2010. Duket qartë që Frroku është i nxirë në sy, është bërë në 2012, shumë pak kohë pas largimit të Lamajt nga komisariati numër 6… Ky vendim është marrë në atë tavolinë aty. Dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejt për vendimmarrje në atë tavolinë. Dyshimi më vjen nga mohimi që japin drejtuesit e policisë për faktin se Dritan Lamaj kishte shprehur se ishte kërcënuar me jetë, për të cilët prisja më shumë dinjitet," deklaroi Alket Hyseni.

Alket Hyseni, i prezantuar gjithashtu si miku më i ngushtë i Tanit, ashtu siç ai quan kryekomisarin Dritan Lamaj, përcolli shqetësim në lidhje me faktin që drejtuesit e policisë mohuan të kishin dijeni për kërcënimet me jetë që kishte marrë Lamaj.

"Më shqetëson fakti që disa nga drejtuesit e policisë, të cilët unë i njoh personalisht, mohojnë disa fakte të njohura botërisht. E kam fjalën për problemin e kërcënimit të Tanit nga Arben Frroku dhe njerëz të tjerë të tij. Kërcënime jete për të cilat Tani ka vënë në dijeni të gjithë eprorët e tij për të cilat është në dijeni edhe Ministri i Brendshëm," tha Hyseni.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment