Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Thaçi: Marrëveshja për strukturat paralele në takimet e radhës

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Thaçi: Marrëveshja për strukturat paralele në takimet e radhës
Feb 20th 2013, 17:51

treshjaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të fundit me homologun serb Ivica Daçiç në Bruksel, ka bërë me dije se tani grupet profesionale do të qartësojnë më mirë dhe në detaje çështjet që janë diskutuar. Sipas tij, takimi ka qenë në frymë konstruktive.

"Mund të them se ka qenë edhe sot një takim në frymën konstruktive në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejtë që është e mundur, për rend dhe ligj që të funksionojë sistemi i drejtësisë në kuadër të legjislacioni kosovar. Në të njëjtën kohë për domosdoshmërinë e organizimit të zgjedhjeve të lira edhe në katër komunat në veri brenda këtij viti", ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar takime të grupeve të ndryshme për të diskutuar detajet.

"Mund të them se në ditët e ardhshme do të takohen grupet profesionale që t'i qartësojnë më mirë dhe në detaje të gjitha këto gjëra, për t'u takuar sërish në nivel të kryeministrave më datën 4 mars. Dua të theksoj se është një frymë e mirë për të lëvizur drejt përmbylljes apo zgjidhjes së të gjitha problemeve që janë grumbulluar në atë pjesë të Kosovës tash e 13 vjet", u shpreh kryeministri Thaçi, i cili në dha sqarime në pyetjen e një gazetari nëse është arritur marrëveshje për shpërbërjen e strukturave paralele

"Të gjithë janë të vetëdijshëm se strukturat paralele të Serbisë duhet të shpërbëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo do të ndodhë. Strukturat e sigurisë do të shpërbëhen, ndërsa do të gjejmë forma dhe mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë, shërbyesve civilë që të adaptohen apo që të transformohen", tha Thaçi. /REL

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment