Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Shkreli: Do padisim në gjykatë planin e Tiranës, para se të bëjë ndonjë shkatërrim (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Shkreli: Do padisim në gjykatë planin e Tiranës, para se të bëjë ndonjë shkatërrim (VIDEO)
Feb 16th 2013, 17:21

shkreliArkitekti dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Artan Shkreli deklaroi se Plani urbanistik i Tiranës, miratuar një ditë më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit do të apelohet në gjykatë. Zoti Shkreli tha se projekti nuk përmbush asnjë standard urbanistik dhe paraqet shume mangësi. Arkitekti Shkreli nënvizoi se planit të kryeqytetit nuk iu bë asnjë oponencë ndërkombëtare.

"Nëse deri dje janë bërë vrasje klandestine të qytetit, sot këto janë vrasje me paramendim. E themi këtë sepse fjalimi i Kryeministrit që ka mbajtur përpara Këshillit Kombëtar të Territorit dje, ka qenë një manual i cili i duhet shpërndarë të gjitha fakulteteve të arkitekturës nëpër botë. Ky plan rregullues nuk ka as edhe një standard të vetëm, nuk kam arritur akoma të shikoj në jetën time profesionale një plan që nuk ka asnjë standard," deklaroi i indinjuar Artan Shkreli gjatë një prononcimi për mediat.

"Një tjetër problem shumë i madh është ndryshimi i rregullave gjatë lojës. Është servirur një plan për të cilin është punuar me vite të tëra dhe tani thuhet se ky plan nuk mund të funksionojë me legjislacionin ekzistues, kështu që tani do të ndryshojmë legjislacionin. Kjo është e paprecedentë. Të ndërrosh legjislacionin pasi është miratuar plani do të thotë të rrëzon planin pa e miratuar atë. Kështu që në këtë pikëpamje mendoj që plani është urgjent për t'u abroguar në nivel gjyqësor në mënyrë që ky të mos arrijë të bëjë asnjë shkatërrim në Tiranë," tha Shkreli.

Kurse nënkryetari i Bashkisë, Petrit Vasili, tha se plani nuk e betonizon Tiranën.

"Nëse do të doni një mendim ekstra-politik, në një këqyrje të vëmendshme, unë kam qenë një ndër ata që nuk kam përtuar të shkruaj opinionet e mia dhe kam qenë një ndër ata qytetarë të parë të shqetësuar dhe kam shkruar për betonizimin e Tiranës. Madje, në disa momente i kam njohur vetes autorësinë e futjes në mënyrë të vrullshme të këtij termi në kritikën që i bëhej administrimit të Tiranës në përgjithësi dhe këtu nuk kam parasysh gjithmonë emra të përveçëm, çka është karakteristikë e politikës. Sigurisht që ka pasur një betonizim të Tiranës. Ne kemi folur. LSI ka ndërmarrë edhe aksione publike të dukshme në atë kohë, edhe në terren. Kjo ka ardhur për mijëra arsye të cilat nuk është vendi për t'i analizuar. Ne nuk vuajmë nga ajo që quhet  "dietrologji" – shkenca e të mbajturit kokën pas. Të ndalet një proces i tillë dhe të krijohet një frymë konstruktive racionale, në mënyrë që qyteti edhe të zhvillohet por edhe të konservojë hapësirat e gjelbra e t'i zhvillojë ato!" tha Vasili.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment