Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Shalsi- Rulit: Paratë do i marrim ‘klaneve’ mediatike dhe do ua japim fshatarëve (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Shalsi- Rulit: Paratë do i marrim 'klaneve' mediatike dhe do ua japim fshatarëve (VIDEO)
Feb 21st 2013, 18:54

ShalsiiiiOpozita socialiste mbështeti me votë projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes", që përkthehet në rreth 40 milion euro për sigurinë e 14 digave të rezervuarve kryesore në vend.

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se nga ky projekt përfshihen në sistemin vaditës rreth 35 mijë hektarë tokë, në pronësi të 80 mijë fermerëve.

Por deputeti socialist, Eduard Shalsi, u shpreh se "realizimi i investimeve në sektorin e bujqësisë është shumë larg premtimeve të para 8 viteve të bëra nga Kryeministri Berisha".

"Dëgjova kryeministrin para disa ditësh të fliste në një takim me fermerë në Lushnjë, se vetëm në këtë qytet janë vënë nën ujë 35 mijë hektarë tokë. E si mund të besohet një gënjeshtër e tillë", nënvizoi Shalsi në seancën plenare.

Ai shtoi se PS-ja ka parashikuar në programin e saj politik për fshatin, të paktën 160 milion euro në vit investime për bujqësinë.

"Me të drejtë do të pyesni ku do t'i gjeni? Po, nga "klanet" tuaja që i shpërndani këto para për reklama në media preferenciale", u shpreh deputeti socialist.

"Berisha tha, pas përmbytjeve të para 2 viteve në Shkodër se ajo ndodhte 1 herë në 100 vjet, por ndodhi që përmbytja ndodhi 100 herë në 1 vit", ironizoi Shalsi.

Deputeti opozitar i rrethit të Lushnjës, Arben Çuko, tha se "qeveria kishte përmbytur disa herë tokat e komunave që konsiderohen të majta, duke mos investuar asnjë para në hidrovorët e këtyre zonave".

Por ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i hodhi poshtë këto deklarata dhe tha se janë tërësisht të pavërteta.

Me fondet e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të rehabilitohet rrjeti ujitës në rrethet e Lushnjës, Fierit, Beratit dhe Korçës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment