Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Rrëshqitje masive të tokës, shemben 15 shtëpi në Mallakastër (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Rrëshqitje masive të tokës, shemben 15 shtëpi në Mallakastër (VIDEO)
Feb 26th 2013, 19:03

shembet tokaRrëshqitjet e dheut kanë terrorizuar një lagje të tërë në fshatin Ngracie të komunës Qendër të Mallakastrës.

15 banesa janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve, ndërkohë që mësohet se janë plasaritur edhe shumë ndërtesa të tjera, duke rrezikuar dëme edhe më të mëdha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën tre të natës, ndërsa banorët thonë se janë alarmuar.

"Direkt pati një tronditje të madhe dhe për gjysmë ore rrëshqitja u përhap nga deri tek shtëpitë që ishin 200 metra larg", tha një banor.

"Na u këput kolona e shtëpisë, dolëm të gjithë jashtë që të mos na zinte brenda. Ne duam ndihmë të nxjerrim plaçkat", tha një tjetër banor.

Ndërkohë në fshat kanë mbërritur ministrat Olldashi dhe Noka, që kanë thënë se të paktën nuk ka pasur viktima.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment