Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ PS: Vetëm mandatin e fundit janë humbur 51 mijë vende pune (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ PS: Vetëm mandatin e fundit janë humbur 51 mijë vende pune (VIDEO)
Feb 27th 2013, 18:41

27-shkurt-Milena-WEB_2Partia Socialiste deklaron se deklaratat e Berishës për rritje të punësimit në vend janë mashtrim. Anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito, tha se vetëm mandatin e fundit janë humbur 51 mijë vende pune.

"Së pari kryeministri Berisha gënjen si zakonisht kur thotë nuk ka rritje të papunësisë. Mjafton të shkojmë në faqen zyrtare të INSTAT në internet, në paragrafin tregu i punës dhe të krahasojmë numrin e të punësuarve në vite. 971 mijë të punësuar zyrtarisht sipas INSTAT-it në 2008, në fund të mandatit të parë qeverisjes dhe 920 mijë të punësuar zyrtarisht në fund të vitit 2012.

Pra vetëm gjatë mandatit të fundit janë humbur 51 mijë vende pune. Këtë mund ta verifikojë çdokush lehtësisht, nëse serverat e INSTAT-it dhe të Shqipërisë dixhitale do të vazhdojnë të funksionojnë edhe pas kësaj deklarate.

Së dyti, kryeministrit i leverdis  të llogarisë se kushdo që jeton në fshat është i punësuar ashtu si kushdo që nuk troket në zyrat e punës është i punësuar. Fatkeqësisht nuk është e vërtetë. Në fshat shumica e banorëve janë të papunë dhe në zyrat e punës trokasin një pjesë e vogël e të papunëve sepse ato nuk ofrojnë asgjë. Po sipas të dhënave zyrtare ndër 1 milion të papunë vetëm 800, e përsëris 800 vetë janë punësuar me përpjekjet e Ministrisë së Punës," tha Harito.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment