Pages

Thursday, February 14, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ “Nuk ka drejtësi pa u dënuar urdhëruesi i vrasjeve, Sali Berisha” (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ "Nuk ka drejtësi pa u dënuar urdhëruesi i vrasjeve, Sali Berisha" (VIDEO)
Feb 14th 2013, 17:20

(u39u)14 shkurt taoNga Taulant Balla

Nuk kemi patur asnjë dyshim se gjykata e shndërruar në një aneks të kuzhinës së pistë të Sali Berishës, ekzekutorët vrasës të 21 Janarit do të shpallen të pafajshëm. Sepse pafajësia e një jave më parë për vrasësit i duhet më shumë edhe se vetë atyre, urdhëruesit të vrasjeve. Urdhëruesi i vrasjeve të 21 Janarit është Sali Ram Berisha, i cili i ka kthyer gjykatat në plotone ekzekutimi për drejtësinë, kur duhet të vjedhë zgjedhjet, të pafajësojë vjedhjet apo të luftojë familjarisht opozitën.

Pafajësia e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos i duhet më shumë edhe se vetë atyre, kryeministrit që i ka kthyer gjykatësit në gardistë togëzinj të cilët me urdhër nga lart, e pushkatojnë në publik drejtësinë njësoj siç pushkatoi garda katër dëshmorët e 21 janarit.

Sot i drejtohemi me dorë në zemër familjeve të katër dëshmorëve të 21 janarit dhe i lutemi të mos ta vuajnë fare vendimin e turpshëm të një jave më parë të një gjyqi që në të vërtetë nuk ka filluar akoma.

Iu drejtohemi me dorë në zemër të katër familjeve Nikaj, Deda, Myrtaj dhe Veizi, por i bëjmë edhe të qartë edhe vrasësve të sotëm të drejtësisë, se 21 janari është nga ato ngjarje që historia ka konfirmuar se nuk mbyllen kurrë pa u gjykuar me drejtësi.

Drejtësia për 21 Janarin kërkon burg për ekzekutorët dhe urdhëruesin vrasës.

Nuk ka nisur gjyqi për 21 Janarin, pa u gjykuar bashkë me vrasësit edhe ai që urdhëroi të dalin nga këllëfët dhe të shkrehen armët e vdekjes më 21 Janar.

Nuk ka nisur gjyqi për 21 Janarin, pa u gjykuar bashkë me vrasësit edhe ai që hodhi nga goja si gur fjalën fatale: hapni zjarr dhe që tani kërkon të fshehë dorën dhe fajësinë me presionet që i bën prokurorisë.

Edhe gjyqi i tragjedisë së Gërdecit nuk mund të jetë një puntatë tjetër ekzekutimi për drejtësinë, pa u gjykuar edhe ti Sali me tët bir dhe ministrat shërbëtorë.

Po risjell sot në këtë foltore premtimin e Geraldo Durdës, vëllai të një prej viktimave të Gërdecit, të miturit Edison Durda, që u vra nga shpërthimi në Gërdec:

"Jo, jo, Sali Berisha nuk do të shpëtosh as ti dhe as ai buzëqumështi yt Shkëlzeni… Do e paguani një me një… Jo ulje dënimi dhe pranim të kërkesës për gjykim të shkurtuar t'ju japësh mercenareve të tu, po nuk ka Perëndi që ty do të shpëtojë…!"

Dy fjalë edhe gjyqtarëve të 21 Janarit dhe të Gërdecit.

Harrojeni se me shërbimin e radhës për Sali Berishën, ju mund të mbuloni korrupsionin në shumë çështje të tjera dhe për këto ka prova.

Dy nga gjyqtarët e vendimit të turpshëm të 21 Janarit kanë dosje vendimesh të korruptuara.

Drejtësia do të vendoset. Dhe drejtësinë nuk mund ta mbani peng dhe as ta bëjnë pis togëzinj pazaresh, që vendimi iu shkon me e-mail nga Halimi i Saliut.

Drejtësia do të vendoset. Ne do ta Rilindim edhe drejtësinë.

*Fjala e deputetit të PS në Kuvend

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment