Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Nis diskutimi për rezolutën çame. Idrizi: Qëllimi është të shfuqizohet ligji i luftës (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Nis diskutimi për rezolutën çame. Idrizi: Qëllimi është të shfuqizohet ligji i luftës (VIDEO)
Feb 20th 2013, 18:48

rezolutaKuvendi ka nisur diskutimin për rezolutën e çështjes çame. Komisioni i Jashtëm mori në shqyrtim tekstin, duke dëgjuar fillimisht deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi.

Kreu i kësaj partie tha se qëllimi i rezolutës është që të shfuqizohet ligji i luftës me Greqinë, pasi duke e konsideruar Shqipërinë si një vend pushtues, Greqia po mban nën sekuestro konservative pasuritë e shqiptarëve.

"Rezoluta kërkon të vendosë në vend barazinë mes dy vendeve fqinje, të rregullojë marrëdhëniet dhjetravjeçare me fqinjin tonë jugor. Shqiptarët kanë ulur kokën përherë përpara Greqisë. Por kjo s'mund të vijojë më. Ata po kërkojnë varret e ushtarëve pushtues në territorin shqiptar dhe ne s'kemi të drejtë të vëmë një lapidar për popullsinë çame të shpërngulur nga rrënjët", deklaroi Idrizi.

"Rezoluta, nëse do reduktohej deri në kockë do të thoshte se: jemi popuj, kemi luftuar kundër një armiku të përbashkët, kështu që hiqeni këtë ligj", nënvizoi Idrizi.

 "Ne duhet të përgatitemi t’i drejtohemi institucioneve adekuate ndërkombëtare sepse ne besojmë tek të drejtat e njeriut dhe institucionet e saj, referuar edhe Gjykatave Ndërkombëtare. Ne si komunitet po konsultohemi për rrugët e zgjidhjes së kësaj çështjeje, nëse Greqia nuk jep shenja të një reagimi konstruktiv", vijoi Idrizi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment