Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Nis beteja në Kushtetuese për referendumin e ndalimit të plehrave (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Nis beteja në Kushtetuese për referendumin e ndalimit të plehrave (VIDEO)
Feb 12th 2013, 17:51

Importi-i-plehrave-protese-noa.al_Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar palët e interesuara për kërkesën e depozituar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave për një referendum.

Pasi ka dëgjuar palët, Kushtetuesja është tërhequr për të marrë vendimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përsëritur pretendimin se firmat kanë pasur probleme, pasi janë hedhur nga i njëjti person.

Kurse qeveria nga ana e saj, përmes zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, tha se ekziston mundësia që kërkesa e AKIP të kthehet në bumerang, duke liberalizuar importin e të gjitha mbetjeve.

"Kërkesa e tyre në vend që të shkaktojë ndalimin e importit të atyre pak lloje mbetjeve të parrezikshme (25 lloje) për qëllim riciklimi, ripërdorimi, rikuperimi (pra për çdo qëllim që nuk është asgjësim apo ruajtje) çon në liberalizimin dhe lejimin total të importit të rreth 550 llojeve mbetjesh të parrezikshme", tha Bino.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni theksoi se kjo çështje është në të mirë të bizneseve, ndërkohë që synimi i ligjit është pastrimi në të mirë të shqiptarëve. "Ne nuk flasim për rregulla për importin, por jemi kundër importit", tha Ferruni.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment