Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Milo: Kjo qeveri është konsumuar deri në degjenerim (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Milo: Kjo qeveri është konsumuar deri në degjenerim (VIDEO)
Feb 23rd 2013, 18:05

miloKreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi se opozita është e vetmja alternativë në këto zgjedhje. Ai tha se kjo qeveri është konsumuar deri në degjenerim.

"Ju themi të gjithë shqiptarëve, në emër të Demokracisë Sociale, arsyet bindëse pse ata duhet të votojnë për Demokracinë Sociale, pse ata duhet të votojnë për koalicionin opozitar. Në radhë të parë është konsumimi deri në degjenerim i qeverisjes së maxhorancës aktuale. Të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë kanë rënë dhe ju e dini shumë mire që kanë rënë, në kundërshtim me gjithçka çdo ditë Kryeministri Berisha apo edhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë t’u mbushin mendjen shqiptarëve me përrallat e La Fontenit. Shqipëria për fat të keq, ky vend me korrupsionin nga më të lartat në botë, ku krimi është sheshit, ku çdo ditë dëgjojmë jo një, jo dy, por nga 10 vrasje që vetëm opozita është alternativa e shpëtimit të Shqipërisë", tha Milo.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment