Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Leskaj: “Keni mbytur zërin e shoqërisë civile”. Halimi: “MJAFT-istat u kanë zënë vendin në lista” (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Leskaj: "Keni mbytur zërin e shoqërisë civile". Halimi: "MJAFT-istat u kanë zënë vendin në lista" (VIDEO)
Feb 28th 2013, 18:21

Leskaj-620x451Kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, kritikoi qeverinë se ka vënë nën presion gjithë zërat kritikë të shoqërisë civile.

"Agjencia që u krijua edhe me votën e opozitës në vitin 2009, për të mbështetur me fonde Organizatat Jo Fitimprurëse, sot vëmë re se i shpërndan fondet në mënyrë klienteliste", tha Leskaj në parlament.

"Ky konstatim nuk është i opozitës, por edhe i organizmave ndërkombëtare", nënvizoi deputetja e majtë.

"Po citoj një raport që thotë se në gusht 2011, u dënuan 4 anëtare të organizatës RINIA AKTIVE, vetëm pse shpërndanë një nekrologji false për kryeministrin Berisha. Dhe ndëshkimi u erdhi pikërisht nga ai që kishte premtuar se nuk do të dënohej askush, për shpifje", deklaroi Leskaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke replikuar me deputeten opozitare, tha se "opozita bëri mirë që votoi ndryshimet në Ligjin për OJF-të, pasi kështu do të hetohen për pastrim parash edhe G'99 apo MJAFT-istët që po u zënë vendet deputetëve të PS-së në listat e 2013".

"Dukë bërë transparencë për pastrimin e parave, do t'u pengoni rrugën këtyre anëtarëve të MJAFT-it dhe G'99-ve për të hyrë në politikë, të financuar me para të pista", tha ministri i Drejtësisë, Halimi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment