Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Haradinaj bëhet Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit: Marrëdhëniet me Serbinë, drejt normalizimit (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Haradinaj bëhet Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit: Marrëdhëniet me Serbinë, drejt normalizimit (VIDEO)
Feb 26th 2013, 18:50

haradinajKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova do të jetë pjesë e familjes europiane e ndërlidhur me Shqipërinë. Pa mundur të japë një përgjigje të qartë për rrugën e finalizimit të këtij procesi, apo nëse me këtë nënkupton bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, kreu i AAK-së, këmbënguli gjatë një vizite në Berat se "Shqipëria dhe Kosova do jenë pjesë e BE-së si 2 shtete të ndërlidhura".

Duke komentuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht të udhëhequra nga 2 kryeministrat, Haradinaj nënvizoi se "ne i mbështesim këto bisedime, por marrëdhëniet me Serbinë po shkojnë drejt normalizimit".

"Ka disa te panjohura, por ne jemi optimist se do shkojmë në normalizimin e marrëdhënieve", tha kryetari i AAK, një parti opozitare në Kosovë.

Në një ceremoni që u zhvillua në ambientet e universitetit të Beratit, ish-kryeministri dhe ish kreu i UÇK-së Ramush Haradinaj mori titullin "Nderi i Qarkut të Beratit", nën motivacionin "Për kontributin e çmuar në çlirimin dhe fitoren e Pavarësisë së Kosovës".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment