Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Gjykata e Apelit akuzon: Japim shumë pafajësi sepse prokuroria sjell dosje të paplota (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Gjykata e Apelit akuzon: Japim shumë pafajësi sepse prokuroria sjell dosje të paplota (VIDEO)
Feb 28th 2013, 17:56

apeliKryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj akuzoi organin e prokurorisë, për dështimin e shumë dosjeve hetimore.

Sipas Malajt "akuza dorëzon në gjykatë dosje të paplota, të cilat kalojnë në të tria shkallët e gjyqësorit dhe në fund përfundojnë me pafajësi, pikërisht për këtë shkak".

Gjatë analizës vjetore, kryegjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për raste kur mangësitë vërehen që në hetimin e çështjes, në mënyrë që Gjykata e Shkallës së Parë, të ketë mundësinë t’ia kthejë organit të akuzës për rihetim një dosje të paplotë apo që nuk përfshin një hetim gjithëpërfshirës së krimit.

I pranishëm në analizën e Apelit ishte edhe nënkryetari i KLD-së Evis Çefa. Ai kërkoi më shumë transparencë dhe shpejtësi në gjykimin e çështjeve.

"Nuk jam dakord me faktin që besimi i publikut nuk është ai që duhet të jetë për gjyqësorin, por ne duhet të përpiqemi gjithsesi të ndryshojmë këtë perceptim përmes transparencës", tha Çefa.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment