Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ FRD shtrihet në Itali, krijohen degë në Firence, Lucca dhe Siena (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ FRD shtrihet në Itali, krijohen degë në Firence, Lucca dhe Siena (VIDEO)
Feb 17th 2013, 17:55

FRD - Hapje dege ne Firence (3)Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme një mori aktivitetesh në Itali. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i ftuar nga drejtori i Departamentit të Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Firences, profesor Luçiano Boco, ka mbajtur një leksion të hapur me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Firences.

Tematika e trajtuar në takim ishte "5 vjet nga pavarësia e Kosovës". Topi vlerësoi heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës maturinë e liderëve Kosovarë si dhe rolin vendimtar të NATO-s dhe SHBA-ve për ndihmën dhe mbështetjen në funksion të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur mbi të ardhmen e shqiptarëve në raojn, kryetari i FRD-së tha se "shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë duhet ta shohin të ardhmen e tyre të përbashkët në Bruksel".

Gjithashtu z.Topi nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e faktorit shqiptar si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Përsa i përket shtrirjes së FRD-së në shtetin fqinj, gjatë një takimi po në Firence me studentë dhe emigrantë, u zyrtarizua dega e FRD-së në këtë qytet dhe dy degë të tjera të FRD-së në Itali, përkatësisht në Lucca dhe Siena.

Në takimet me simpatizantë të FRD, Topi u shprehu mirënjohjen gjtihë emigrantëve shqiptarë për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. K

ryetari i FRD-së theksoi se FRD do të angazhohet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj për ngritjen e një ministrie posaçërisht për emigracionin për t'u marrë me problematikat e emigrantëve. Gjatë diskutimeve u fol edhe për detyrën që ka radiotelevizioni publik shqiptar për t'u mundësuar fëmijëve të emigrantëve mësimin e gjuhës shqipe përmes emisione të posaçme.

Topi ftoi emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen për të qënë aktivë në zgjedhjet e 23 qershorit, duke marrë pjeë masivisht në votime në funksion të demokracisë shqiptare dhe rotacionit politik.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment