Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Festime të vakëta në Tiranë për Pavarësinë e Kosovës (edhe atje s’ishte ndryshe) (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Festime të vakëta në Tiranë për Pavarësinë e Kosovës (edhe atje s'ishte ndryshe) (VIDEO)
Feb 17th 2013, 17:02

tirana-kosova-pavaresi

Bashkia e Tiranës ka qenë e vetmja që është kujtuar se është festa e pavarësisë së Kosovës, duke organizuar disa aktivitete.

Megjithatë atmosfera ishte e vakët, edhe pse ky është pesëvjetori i Pavarësisë.

Disa gjimnazistë kërcyen në Sheshin Skënderbej, kurse në zonën pedonale ishte një koncert me disa këngëtarë shqiptarë dhe kosovarë.

Por edhe në Kosovë festa nuk ka qenë dhe aq entuziaste.

Shteti më i ri në Europë vuan nga probleme ekonomike, ndërsa papunësia është në nivele alarmante, sidomos mes të rinjve. Zënia e një vendi pune ne Kosovë ka filluar të shihet si iluzion.

Ndërkohë, të rinjtë e Frymës së Re Demokratike, kanë kërkuar nga pesë vendet e Bashkimit Europian, që nuk kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Të rinjtë kanë bërë thirrje që të shmanget retorika nacionaliste, që është shfaqur tek kryeministri shqiptar dhe ai kosovar.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment