Pages

Sunday, February 10, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Bora krijon probleme, bllokohet qarkullimi në disa akse (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Bora krijon probleme, bllokohet qarkullimi në disa akse (VIDEO)
Feb 10th 2013, 17:01

bora-policiReshjet kanë vazhduar edhe përgjatë natës duke u gdhirë e diela, ndërkohë që problemet në qarkullim kanë vazhduar.
Një nga akset më të rëndësishme në vend, Tiranë- Elbasan, ka qenë i bllokuar deri në mëngjes.
Policia bën me dije se aksi është zhbllokuar, por duhen përdorur zinxhirët pasi trashësia e dëborës është 20 centimetër.
Dëborë ka rënë edhe në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që janë të bllokuara akset rrugore Gjinar-Zavalinë, Gramsh-Poroçan dhe Librazhd-Polis Vilë.
Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve njofton se në veri të vendit, rrugët e Pukës dhe Valbonës janë të kalueshme me zinxhirë. 10 centimetra dëborë ka edhe në zonën e Mallakastrës. Në pjesë të rrugës së Llogarasë për mjetet është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.
Ndërkohë, edhe në Qarkun e Korçës, rruga që të çon në Dardhë dhe Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment