Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: TemA TV/ Alibeaj nuk lë vend pa i dalë kundër Halimit (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Alibeaj nuk lë vend pa i dalë kundër Halimit (VIDEO)
Feb 19th 2013, 18:51

alibeajLufta brenda llojit del në sipërfaqe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare. Ish-ministri i Drejtësisë Enklelejd Alibeaj shfaq sa herë gjen mundësinë, pakënaqësitë që ka për ish-vartësin e tij Eduard Halimi, aktualisht Ministër i Drejtësisë.

Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ligjeve, kur po diskutohej një ndryshim në Ligjin "Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”,  deputeti demokrat Enkelejd  Alibeaj iu bashkua qëndrimit të opozitës për mangësitë në konsultimin e draftit me organin e Prokurorisë.

“Në vend të vëmë vetulla, do të nxjerrim sytë”, tha Alibeaj,  referuar ndryshimeve në ligj të propozuara nga Ministria e Drejtësisë.

Amendimi në ligj parashikon që përkthimet e dosjeve penale që vijnë nga shtete të tjera, t’i kalojnë Ministrisë  së Drejtësisë. Këtë përgjegjësi me ligjin aktual, e ka Prokuroria e Përgjithshme.

Pala e Ministrisë e mbrojti draftin me argumentin se “shmangen ecejaket e dosjeve nga njëri institucion te tjetri, pa u kryer përkthimi”. Kjo sipas Ministrisë së Drejtësisë, ka bërë që shumë dosje për arrestimin e shqiptarëve të kërkuar në vende të huaja të dështojnë, pasi shkelen afatet e ekstradimit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment