Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Tani është Oscar Pistorius që jep versionin e tij të ngjarjes

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Tani është Oscar Pistorius që jep versionin e tij të ngjarjes
Feb 19th 2013, 17:12

oscarOscar Pistorius pranoi sot se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij modele, por pretendon se ai ka hapur zjarr për shkak se kujtoi se ishte një hajdut.

Atleti nga Afrika e Jugut, që shpërtheu sërish në lot përpara gjykatës, tha se ai ishte në ballkonin e shtëpisë kur dëgjoi zhurma nga banjo.

Duke besuar se Reeva Steenkamp, e dashura e tij, ishte në gjumë, ai mori armën dhe bërtiti njëherë si paralajmërim përpara se të qëllonte katër herë përmes derës.

Vetëm atëherë Pistorius tha se e kuptoi se Reeva nuk ishte në krevat.

"Qëllova derën. Ajo ishte gjallë. Tentova ta ndihmoj, por më vdiq në krahë".

Për shkak se mbushej me lot disa herë, gjykatësi shtyu seancën.

Megjithëse nuk është marrë ende një vendim për lirimin me kusht, prokuroria thotë se akuza është vrasje me paramendim.

Avokati mbrojtës i Pistorius lexoi një deklaratë, duke thënë se çifti ishte thellësisht i dashuruar.

Ata shkuan për të fjetur pak pas orës 22:00.

Në mes të natës, Pistorius dëgjoi zhurmat dhe kujtoi se ishte një hajdut. Ai qëlloi përmes derës së banjës.

Ndërkohë sot është mbajtur funerali i modeles 29- vjeçare.

Babai i saj tha para gazetarëve të shumtë se do e mbajnë Reeva-n në zemër gjithmonë.

Çështja ka tërhequr vëmendjen e medias botërore për shkak se Oscar Pistorius shihet si një hero në Afrikën e Jugut, por edhe në mbarë botën.

Ai është kampion paraolimpik disa herë dhe ka hyrë në histori si i pari atlet me dy këmbët e amputuara, që garon në Lojërat Olimpike.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment