Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Strategjia për të përbaltur këdo/ Qeveria: Rama donte të bënte deputet Frrokun

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Strategjia për të përbaltur këdo/ Qeveria: Rama donte të bënte deputet Frrokun
Feb 28th 2013, 17:36

MB Flamur NokaTanimë kjo është strategjia e vetme që i ka mbetur kësaj qeverie. Të bëjë pis e me baltë këdo, që shqiptarët të besojnë se të gjithë janë të këqinj.

Edhe pse ka lëshuar një lumë me deklarata në Kuvend për këtë çështje, ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka nxjerrë zëdhënësin pasdite për të deklaruar se Rama e ka takuar vetë Frrokun duke i premtuar se do e bëjë deputet.

"Z. Rama, sqaro opinionin publik, përse vetëm dy javë më parë ju takuat të dyshuarin Frroku, dhe a i premtuat se do ta bëni deputet?

Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj, i dyshuari shkoi në Shkodër filloi hapjen e zyrave elektorale?

Z. Rama, sqaro qytetarët shqiptarë, pse pas takimit tuaj me të dyshuarin, zoti Tahiri ka darkuar dhe biseduar me të në një lokal, te dy kullat, në qendër të Tiranës, nga ora 20:30 deri në orën 02:30 të mëngjesit, dhe çfarë është biseduar në atë darkë?

Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani në mes të procesit hetimor?

Përse nuk u pohon shqiptarëve se, qëllimi yt i vërtetë dhe mediave pranë teje, është pikërisht prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e Kryekomisarit?

Z. Rama, ki kurajon të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6, në Kombinat, i zgjedhuri yt, ka ortakëri në biznes me të dyshuarin.

Pranoje edhe ti, sikundër e pranon Tahiri, faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe nga aty organizonte fushatën politike.

Z. Rama, edhe ky rast, me gjithë përpjekjet e tua të pafund, dëshmon qartazi lidhjet e tua dhe kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshehësh dot. Përpjekjet e tua, megjithëse ogurzeza, do të dështojnë. Inkurajimi që ti vazhdimisht i jep krimit është sa i turpshëm, por edhe po aq i pashpresë," tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment