Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Silvio Berluskoni: Ryshfetet janë të nevojshme

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Silvio Berluskoni: Ryshfetet janë të nevojshme
Feb 16th 2013, 18:02

berluskaSilvio Berluskoni ka mbrojtur përdorimin e ryshfeteve në biznes, duke thënë se ato janë të nevojshme për të siguruar marrëveshje ndërkombëtare për kompanitë italiane.

Ish- kryeministri italian tha se pagesat ilegale janë vitale kur negociohet me vende të botës së tretë apo me regjime.

Berluskoni i bëri komentet si përgjigje ndaj skandaleve të korrupsionit me disa konglomerate italiane.

Berluskoni foli kundër arrestimit të kreut të kompanisë Finmeccanica, që është akuzuar se ka paguar ryshfet ndaj zyrtarëve të qeverisë indiane për të siguruar një kontratë për helikopterë.

"Ryshfetet janë një fenomen që ekziston dhe është e pavlerë që të mohojmë ekzistencën e këtyre situatave të nevojshme, kur negocion me vende të botës së tretë apo me regjime.

Këto nuk janë krime. Ne po flasim për të paguar komision për dikë në atë vend. Pse? Sepse kështu janë rregullat në atë vend".

Madje ai tha se duke u ndaluar kompanive që të paguajnë ryshfet, po i lënë ato jashtë biznesit.

"Nëse bën moralizma të tilla, nuk mund të jesh sipërmarrës në shkallë globale".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment