Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Shpjegimet e Jarmarbërit me rastin e dekorimit nga Nishanliu

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Shpjegimet e Jarmarbërit me rastin e dekorimit nga Nishanliu
Feb 19th 2013, 17:51

Jamarbërit i erdhi papritur ky dekorim. E morën një ditë nga Presidenca në telefon dhe e ftuan për një kafe. Jamarbëri shkoi me bezdi, se nuk e kuptonte ç'punë kishte në Presidencë. Dikur kur ishte "babi" president, (kështu i thërret Jamarbëri Doktorit) vinte me qejf, pasi mbaroje ndonjë punë. Tani nuk e kuptonte çfarë pune mund të kishte njeriu në presidencë.

Kur mbërriti aty, e priti një zonjë që merrej me dekorimet.

-Do të bëjmë një surprizë, tha, por para se të ta themi, na duhet një përshkrim i yti si e mban mend 20 shkurtin e 1991.

-Shkurtin e vitit 1991?

-D.m.th 20 shkurtin e vitit 1991, i tha gruaja. Ditën që u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.

-Aha, 20 shkurtin. Po, po, më kujtohet. Është hera e fundit që më ka rrahur babi në jetë. Isha në gjimnaz dhe na kish kapë qejfi që po prishej viti mësimor nga grevat dhe protestat dhe po luaja jashtë pa leje. Kur erdhi gjyshja duke bërtitur të futem brenda se ka ndodhur hataja. Kur hyra brenda, gjeta babin e nevrikosur, që ma rrasi me shpullë turinjve.

Të kam thënë mos dil pa leje këto kohë, më tha.

Më dhëmb akoma faqja.

-Ua, po pse, ça kishte babi që ishte mërzitur?

-Babi po shikonte demonstratën në shesh dhe njerëzit që po shkulnin ca pllaka para Muzeut Kombëtar dhe qëllonin qentë e policisë që iu turrën njerëzve. Babi i shante "huliganët", "forcat e errëta", ça nuk i thoshte. Kishte shumë merak muzeun se kishte hall mos e prishnin. Nja dy herë mbyllte sytë nga tmerri se mos demonstruesit hynin në muze me forcë.

-Po ty pse të qëlloi?

-Histori e gjatë. Kisha një shok që po luanim jashtë dhe u mor vesh që ra busti i Enver Hoxhës dhe ai tha "iku Dulla". Unë qesha me të madhe dhe sa hyra brenda më pyeti babi ku ishe mor maskara dhe unë i thashë "iku Dulla". Kujt i thu Dullë ti, tha dhe me rrasi me lapër turinjve.

Gruaja po e dëgjonte me seriozitet, ndërsa Jamarbëri qeshte.

-Ça ke, i tha, dhe ty të dhimbset Dulla?

-Ua, jo, jo, qyqja, si të më dhimbset Dulla mua. Thjesht dua  të di ndonjë gjë tjetër që ke bërë atë ditë kundër Dullës?

-Ah, jena kënaqë, i tha Jamarbëri. Sapo doli babi se e thirrën diku në Komitet, unë dola prapë me shokun para pallatit dhe qeshnim me të madhe që e kishin hedhur Dullën. Pastaj vendosëm të dalim të dy të shikojmë çfarë kishte ndodhur. Kur shkuam ne në shesh Skënderbej, ishte bosh dhe qetësi e madhe. Dullën e kishin hequr dhe e kishin çuar zvarrë tek studentët. Deri atje nuk shkonim dot se ishte larg. Shkuam aty tek monumenti dhe shkruam me një thëngjill "Iku Dulla", haha, ça gallate. Pastaj pamë një veturë që po vinte vërdallë vetëm në shesh dhe ia mbathëm me vrap. Një burrë nga brenda veturës na e bëri me dorë mos u shqetësoni. Tani vonë  kujtoj që ishte "babi", d.m.th Sali Berisha. Po kthehej në shtëpi dhe po shikonte ça kish ndodhur.

-Ah, ja, këtu mbaje, tha guraja. Kjo pjesë na duhet. D.m.th ti ke qenë në shesh, ke takuar dhe Sali Berishën…

-Takuar jo, po na përshëndeti nga brenda xhamit me gishta.

-Shumë mirë. Dhe kini shkruar iku Dulla?

-Po, po, atë e shkruajti ai shoku im se ai kishte marrë thëngjill me vete.

-A, shumë mirë. Tani po ta them dhe unë surprizën e presidentit. Ai ka vendosur t'u dekorojë për rrëzimin e bustit.

-Rrëzimin e bustit? Po unë ta thashë që nuk isha…

-S'ka problem, e ka kërkuar "Babi", d.m.th Doktori, se tha duhet t'i kundërpërgjigjemi këtyre plehrave të PS që duan të ulin imazhin tënd.

-Aha, ok, dakord, si të dojë babi. Nejse, të pyes një herë se mos është ai shoku i lagjes akoma në Tiranë, se po e mori vesh ai, tallet.

-S'ka problem, na jep emrin se e rregullojmë ne këtë punë, i tha gruaja dhe i ra supeve.

Jamarbëri doli i hutuar nga Presidenca dhe i hodhi një sy bulevardit përgjatë të cilit ishte hequr zvarrë Dulla.

-Eh, si vjen dita, tha. Mirë që nuk kishte rregullore për bulevardin atëherë se do t'i kishin vrarë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment