Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Shoqëria civile: Drejtësi e munguar për Gërdecin dhe 21 Janarin

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Shoqëria civile: Drejtësi e munguar për Gërdecin dhe 21 Janarin
Feb 25th 2013, 17:51

Albania Explosion TrialOrganizatat e shoqërisë civile kanë reaguar pas dy proceseve gjyqësore për dy nga ngjarjet më të rënda vitet e fundit në Shqipëri, shpërthimit të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit.

Sipas këtyre organizatave, janë bërë shkelje sistematike të të drejtave të familjarëve të viktimave për një proces të rregullt gjyqësor.

"Është fakt se në shpërthimin e 15 marsit 2008 dhe në demonstratën e 21 janarit 2011 kanë humbur jetën 30 viktima dhe janë plagosur qindra të tjerë. Pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ngjarjeve ishin dhe humbjet e jetëve të tre personave të tjerë më vonë, familjarë të viktimave të këtyre ngjarjeve tragjike, të cilët dukshëm nuk e përballuan dot hapin e ngadalshëm e të pasigurt të drejtësisë. Pse procesi ligjor ishte i parregullt në iterin e tij?

1. Autoritetet shtetërore kanë dështuar në marrjen e masave për mbrojtjen e jetës.

2. Procesi hetimor për zbardhjen e ngjarjeve ka lënë shumë për të dëshiruar.

3. Në të dyja rastet padia civile brenda procesit penal e ngritur nga familjarët e viktimave, nuk është pranuar nga gjykata, duke i lënë pa asnjë shteg ligjor për t'u ankimuar. Kjo u ka mohuar atyre të drejtën që të jenë pjesë aktive e procesit, për të pyetur dëshmitarët dhe ekspertët, për të kërkuar prova, etj.

4. Gjykimi në të dy rastet nuk ishte në standardet e kërkuara nga ligji

5. Vendimet e gjykatave nuk përmbushën funksionet kryesore të tyre, atë të drejtësivënies dhe të dekurajimit të përgjegjësve për krime kaq të rënda. Vendimet e gjykatës hapën rrugë për përsëritje të ngjarjeve kaq tragjike edhe në të ardhmen, duke u dhënë garanci funksionarëve shtetërorë për pandëshkueshmëri edhe në rastet e humbjes së jetëve njerëzore. Vendimet gjyqësore të dhëna nuk iu përgjigjën shkallës së tragjedisë së Gërdecit dhe ngjarjes së 21 janarit dhe përgjegjësive përkatëse për to, duke lënë pa autorë, ose duke dënuar relativisht lehtë shkaktarët e vdekjes së 30 viktimave të pafajshme.

6. Familjarët e viktimave kanë hasur pengesa të pakapërcyeshme dhe në kërkimin e dëmshpërblimit për humbjen e jetës të afërmve të tyre.

7. Për 4 vjet rresht, familjarët e viktimave kërkuan vazhdimisht kopje të provave shkresore nga gjykatat dhe institucione të tjera," thuhet në deklaratën e tyre.

Shoqëria civile i ka bërë thirrje aktorëve që të marrin masa të shpejta për të rregulluar këto probleme, në mënyrë që familjarët e viktimave të këtyre ngjarjeve të rënda të marrin drejtësi.

 

Nënshkruesit e thirrjes

Lëvizja Mjaft!

Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Gjergji Vurmo

Blendi Kajsiu

Lavdosh Feruni

Pink lGBT Armando Felcanji

Pro LGBT Kristi Pinderi

CRCA, Altin Hazizaj

Pëllumb Karameta  ACAE – Albania Center of Assistance in Education

Irena Dono, Shoqata "Shpresë për të Ardhmen"

Axhenda, Arbër Mazniku

Partners, Juli Hoxha

ALTRI (Instituti shqiptar për studime ligjore dhe territoriale), Eda Nocka

Komiteti i Helsinkit, Vjollca Meçe

QENDRA PER NISMA LIGJORE QYTETARE, Aurela Anastasi

Civil Rights Defenders, Vasilika Laci

Shoqata Gruaja Rome e se Nesërmes, Meleqe Rrenja

Instituti për Ruajtjen e Natyrës, Zamir Dedej

Ilir Yzeiri

Andrea Stefani

Shoqata e familjarëve të viktimave Gërdec, Feruzan Durdaj

Fondacioni OSFA

Qendra Res Publica

National Center for Community NÇS, Liliana Dango

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)

Blendi Salaj

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment