Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: Shalke kërkon ndeshjen në tavolinë prej Drogba

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Shalke kërkon ndeshjen në tavolinë prej Drogba
Feb 21st 2013, 16:58

drogbaSkuadra e Shalkes ka hedhur dyshime se Didier Drogba nuk duhej të aktivizohej në Ligën e Kampioneve pasi nuk kishte leje për një gjë të tillë. Sulmuesi luajti me Gallatasarajin në ndeshjen e mbrëmshme kundër skuadrës gjermane, të përfunduar me barazimin 1-1.

Kjo ishte hera e parë që ai luajti në këtë turne që nga momenti kur shënoi penalltinë vendimtare që i dha Çelsit trofeun në sezonin e kaluar ndaj Bajernit. Por tashmë ai përballet me akuzat se nuk duhej të ishte aktivizuar në këtë ndeshje.

Shalke ka bërë të qartë se nuk ka vendosur ende nëse do të apelojë apo jo rezultatin e takimit, ndërsa nuk ka treguar as se cili është detaji burokratik që teorikisht nuk duhej të lejonte Drogba të zbriste në fushë të mërkurën në darkë.

"Ka dyshime mbi vlefshmërinë e lejes për të luajtur të Drogba në Ligën e Kampioneve. Shalke rezervon të drejtën të ketë këto dyshime dhe po ndjek këto çështje", shkruhet në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga klubi gjerman.

Shkak për këto pretendime të Shalkes mendohet se është transferimi i lojtarit nga kinezët e Shangai Shenhua drejt Gallatasarajit. Ndonëse FIFA i ka dhënë atij një leje transferimi të veçantë, klubi kinez pretendon se Drogba ka ende një marrëveshje ekzistuese me të, e për më tepër akuzon Gallatasarajin se ka thyer rregullat e transferimeve të lojtarëve.

Çështja pritet të zgjidhet brenda javës së ardhshme në zyrat e FIFA-s, e nëse vërtetohet se Shangai Shenghua ka të drejtë, atëherë Gallatasaraj, përveç dëmshpërblimit financiar ndaj skuadrës kineze, rrezikon të humbë 3-0 në tavolinë ndeshjen e parë ndaj Shalkes.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment