Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta Tema: Serxho Ramos, tifoz i Barçës kur luan ndaj “të huajve”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Serxho Ramos, tifoz i Barçës kur luan ndaj "të huajve"
Feb 22nd 2013, 16:54

ramosSerxho Ramos ka treguar përsëri se nuk është dakord me idenë se çdo lojtar i Real Madrid duhet të urrejë detyrimisht Barcelonën. Futbollisti ka pranuar se është një tifoz i futbollit spanjoll dhe për këtë arsye, ai është një tifoz i skuadrave të vendit të tij kur luajnë në Kupat e Evropës.

"Nuk e kam problem të pranoj se kur luan një ekip spanjoll kundër një skuadre të huaj, unë jam gjithmonë tifoz i ekipit "të shtëpisë", pavarësisht faktit nëse është Barcelona apo një skuadër tjetër", ishte deklarata e mbrojtësit spanjoll që shpesh ka pasur probleme me trajnerin Murinjo rreth kësaj teme.

Më pas, ai ka shpjeguar edhe dy penalltitë që e bënë të famshëm në vitin 2012, ajo e humbura ndaj Bajern Mynih në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, dhe ajo e stilit "Panenka" ndaj Portugalisë në gjysmëfinalet e Euro 2012.
"Lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare humbin penallti, po nuk flitet kaq shumë sa në rastin tim. Mua më ka pëlqyer gjithmonë të marr përsipër përgjegjësi në këto lloj momentesh. Ajo penallti e gabuar ndaj Bajernit më ka mbetur peng, pasi prej saj vuajtën shumë mamaja dhe motra ime. Por që atë ditë u thashë atyre se penalltinë e radhës do ta realizoja si Panenka. Ndaj Portugalisë ishte e thjeshtë ta gjuaja ashtu, pasi askush në botë nuk e priste një gjë të tillë", shpjegoi mbrojtësi spanjoll. /lajmeshqip

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment